TIRANË – Deputeti socialist i Divjakës, Erion Braçe e konsideron “ultimatumin” e kryedemokratit Basha për dorëheqjen e Qeverisë, si të mbështetur “nga Presidenti i Republikës, që është bërë mbrojtësi ligjor i nje pushteti politik kriminal të përfaqësuar nga tutorët e tij Berisha e Basha si dhe nga kryeprokurorit Llalla, garanti i mosndëshkimit të pushteti kriminal.
Braçe i ka bërë thirrje në veçanti, kryeprokurorit, të mos bëhet garant i kreut të Pd-së, Lulzim Bashës, që ai e cilëson si “hajdut e vrasës.”
Nisur nga kapja e avionit dhe drogës në plazhin e Divjakës, Braçe shkruan në një mesazh të tij në FB se “Lulzim Basha paska dhënë ultimatum për largim nga pushteti të maxhorancës që votoi populli, pra, e do pushtetin pa votë, por me shpifje, kërcënim, shantazh, dhunë dhe ka të drejtë.
Sepse ai abuzoi me 230 milionë euro në Rrëshen - Kalimash, u hetua, për të u ngrit akuzë, por nuk u gjykua kurrë, as u ndëshkua;
abuzoi qartë me 30 milionëe uro të tjera në Levan - Vlorë e Levan-Tepelenë, pasuroi serbë e shqiptarë të lidhur me të, u hetua nga KLSH-ja, u gjet përgjegjës, por nuk u hetua nga Prokuroria, për pasoje nuk u gjykua e nuk u ndëshkua kurrë;
vrau katër shqiptarë në bulevard, paqësorë, të paarmatosur e të pafaj, por Prokuroria nuk e hetoi kurrë edhe pse ai ishte komandanti i vrasësve atë ditë.
Kështu, ky hajdut e vrasës,”- thekson deputeti, - “ ka marre përsipër të kërcënojë e të tentojë të dhunojë një qeveri legjitime.”
Braçe e konsideron “ultimatumin” e Bashës sit ë mbështetur “nga Presidenti i Republikës, i cili është bërë mbrojtesi ligjor i nje pushteti politik kriminal e që përfaqësohet nga tutorët e tij Berisha e Basha!
Ky President,”- shprehet ai, - “duhet të mbajë përgjegjësi serioze për krimin që po nxitet nga këta të dy, mbrojtur prej tij personalisht!”
Braçe e sheh “ultimatumin” sit ë mbështetur edhe nga Prokurori i Republikës, i cili me mosveprimet e tij është bërë garanti ligjor i mosndëshkimit ligjor të një pushteti politik që përfaqësohet nga Sali Berisha e Lulzim Basha!
Ky prokuror,”- përfundon ai, - “duhet të mbajë përgjegjësi serioze përse nuk hetohet për vrasjet e 21 Janarit, Sali Berisha e Lulzim Basha.”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com