Policia e Tiranës ka përgatitur planin e masave për protestën që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike do të zhvillojë nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' përpara Kryeministrisë.
 
Partia Demokratike ka marrë leje për zhvillimin e protestës nga ora 12:00 deri në orën 16:00, ndërsa të angazhuar do të jenë mbi 1 mijë forca policie për të garantuar rendin dhe shmangur incidentet e mundshme.
 
Sipas burime nga policia e Tiranës ka informacione se në protestë do të ketë provokime, prandaj numri i forcave që do të angazhohen do të jetë i lartë.

Nisur nga informacionet se mund të ketë provokime dhe Kryeministria mund të sulmohet me sende të forta, hyrja e institucionit është mbuluar.

Por, burime nga Kryeministria pohojnë se mbulesa e zezë është vendosur me qëllim mirëmbajtjen e veprës së artit, neonit në hyrje të godinës.

Kujtojmë që në protestën e opozitës në 17 dhjetor 2015 neoni në hyrje të godinës së qeverisë u thye pasi u qëllua me sende të forta.



Rrugët e bllokuara për protestën
Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste në datë 18 Shkurt 2017, nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek kryqezimi i Rrugës "Ismail Qemali" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
 
Si rrjedhojë e këtij marshim – proteste, do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë:
 
Kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me Bulevardin "Zhan D'Ark", Kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", me Bulevardin "Bajram Curri".
 
Si dhe ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë:
 
Nga kryqëzimi i Rrugës "Myslym Shyri" me Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" deri tek kryqëzimi i Bulevardit "Dëshmorët e Kombit" me Rrugën "Ismail Qemali", nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
 
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes.
 
Kërkojmë bashkëpunimin organizatorëve për mbarevajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës.

protesta pd si do bllokohet rruga

Harta e rrugëve të bllokuara për protestën

[gallery]21081[/gallery]

Basha: Mos u nënshtroni, ejani në protestë kundër qeverisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë përpara protestës ka zhvilluar një takim me aleatët e koalicionit opozitar Dulen, Mediun, Spahiun, Ndokën dhe Shehin për skenarin që do të ndjekin.
 
Pas informacioneve nga policia e Tiranës se mund të ketë provokime, Basha ka mohuar një gjë të tillë, duke theksuar se do të jetë paqësore.
 
Lulzim Basha ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestë kundër qeverisë.

Rama në Kosovë dhe shiu, dy të papriturat për protestën nesër të PD
Kryeministri Edi Rama do e ndjekë nga Kosova protestën e opozitës nesër para kryeministrisë.  Burime për Shqiptarja.com bëjnë të ditur se kryeministri do të vijojë qëndrimin në Kosovë, dhe mbërritja pritet rreth pasdites, ora 18:00.
Në këtë rast Basha dhe të vetët do protestojnë para kryeministrisë ku numri një i ekzekutivit mungon, por duket se do të përballen dhe me një suprizë jo të këndshme, shiun. Siç shihet dhe nga parashikimi i motit në Shqiptarja.com nesër priten reshje shiu, ndaj protestuesit do të duhen të pajisen me çadra.
  /Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?