Partia Demokratike po zhvillon pasditen e sotme një protestë para Kryeministrisë, një protestë e thirrur pas marrjes së pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku.
Për avokatin Spartak Ngjela, Sali Berisha po organizon protestë për të shpëtuar nga akuza që rëndon ndaj tij. I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, ai tha se Berisha nuk mund të vijë në pushtet me protesta.
‘Me protesta nuk vjen në pushtet duhen vota. Kanë vota këta? Sondazhet u dalin keq, nuk kanë forcë, s’kanë lider. A mund të vijë në pushtet një që është non grata në Amerikë. Ai le të qëndrojë në PD po i bënë dëm kësaj partie. Berisha nuk rri për pushtet por do të shpëtojë nga akuza që ka. Në gjyq do të shkojë, SPAK se drejtojmë ne por aleatët. Loja që po bëhet është përpjekje e Saluiut për të shpëtuar nga diçka’, tha ai.
SPAK ka caktuar të mërkurën ditën kur ish-kryeministri duhet të paraqitet përballë prokurorit Alfred Shehu për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për 21 janarin. Për avokatin, paraqitja e Berishës në SPAK është e domosdoshme.
‘Paraqitjen e ka të domosdoshme sepse ligji e urdhëron prokurorin që ta marrë me forcë sepse nëse se marrin me forcë, prokuroria shkel ligjin dhe kam përshtypjen që do të shkojë në një formë ose në një tjetër. Këta e thërrasin që të japin akuzën e dytë për 21 janarin, janë vrarë 4 persona.
Kanë ardhur filmimet e 21 janarit që është filmuar Saliu me armë në dorë tek zyra e tij dhe ja kanë hequr nga dora siç ma kanë thënë kur të dalin ato do të shohim nëse janë të vërteta ose jo. Kjo e rëndon Saliun. Këto filmime kanë ardhur nga SHBA dhe kanë sjell regjistrimet që janë bërë në zyrën e tij. Ata e kanë parë dhe ata ma kanë thënë mua, ata më thanë që është më armë në dorë’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Berisha ‘foltore’ para Kryeministrisë, braktiset nga militantët! Kreu i PD: Të dorëhiqen Rama e Balluku, do shpëtojmë Shqipërinë
Komente












O ngjela Ben njeher nje artikull pa permendur USA se po behesh bajat me fjalen Amerik.
Përgjigju