Para Kryeministrisë, ditën e sotme u zhvilluan dy protesta, ajo e Partisë Demokratike dhe protesta e nismës “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, e cila prej disa ditësh qëndronte para godinës së Kryeministrisë. Por protesta e Berishës, bëri që ajo e Lapajt të zhvendosej pak metra më larg Kryeministrisë nga forcat e policisë.
Lidhur me këtë, Adriatik Lapaj në një lidhje direkte për emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, tha se protestuesit janë zhvendosur në mënyrë të dhunshme nga policia.
Lapaj theksoi se protestat do të vijojnë dhe qëllimi i vetëm i protestës është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.
‘Erdhën dhe na bënë me dije se do të ketë një protestë tjetër dhe duhet që të iknim nga sheshi për shkak të perimetrit të sigurisë. Kemi hequr mjetet që mund të ishin problem që mund të mos pengonin perimetrin. Jemi zhvendosur në mënyrë të dhunshme nga policia. Më duket e habitshme sepse ne kërkuam bulevardin për protestë dhe s’na e dhanë në atë orë që duam ne, kërkuam foninë nuk na e dhanë.
Ne u rikthyem këtu e kemi seriozisht këtë numrat po rriten, çdo ditë dhe do të jetë me pjesëmarrje më masive. Kërkesa është një dhe e vetme dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore e përbërë nga intelektualët që ne kemi dhe për ta përgatitur vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe demokratike ku partitë të garojnë në kushte të barabarta’, tha ai.
Lapaj ka hedhur dyshime mbi legjitimitetin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke deklaruar se ato nuk pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve. Ai akuzoi qeverinë se përdori paratë e vjedhura dhe buxhetin e shtetit për të blerë vota.
‘Sepse asnjë njeri në këtë vend nuk mund ta konceptojë pasi të janë kapur ministrat dhe i ke në burg, ish-zv. kryeministri, zv. kryeministrja e marrë e pandehur dhe ti shkon në zgjedhje merr 83 mandate nuk është rezultatë real. Shteti përmes parave të vjedhura, shkon dhe blenë votën dhe përdor buxhetin e shtetit për të falur gjoba do prodhosh rezultat edhe pse vjedh merr më shumë mandate. Ti vjedh edhe populli të voton më shumë, ku është parë kjo’, tha ai.
Lapaj është shprehur kritik ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e riktheu në detyrë Belinda Ballukun pasi ishte pezulluar nga GJKKO. Lapaj tha se vendimi nuk është bindës dhe se është marrë në kushtet e një presioni.
Sipas tij, në ditët në vijim Prokuroria pritet të kërkojë heqjen e imunitetit dhe vendosjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’, ndaj Ballukut.
‘Nuk më duket bindës në një presion të jashtëzakonshëm Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim pa vendim. Ka qenë vendim i marr në kushte presioni të madhe dhe kërkesa do gjykohet në 21 janar nëse do të qëndrojë në fuqi vendimi i GJKKO ose jo. Ndoshta me dashje ndoshta jo Rama po e çon Belindën drejt arrestit me burg ose arrestit në shtëpi. Sepse në ditët në vijim prokuroria do të kërkoi heqjen e imunitetit dhe masën arrest shtëpi, jam i bindur për këtë. Protesta do të vijoi deri ditën që Rama do të dorëhiqet nga posti, nëse jo se dimë mund të zgjas një javë dy, një muaj ose më shumë’, tha ai.
Komente










Paske pun o Tiku Sorosit.Rama se jep naj her dorëheqjen.Kujdes Tiku sebu bone kopia e Lai Plehut kur i gjunte Nanos me vezë e ndërsa morën llokmën harruan ça kan bo
Përgjigju