1776456364_saliberisha.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike ka refuzuar t’i kthejë përgjigje pyetjes së drejtuar disa herë nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku për një datë të radhës për mbajtjen e protestës, përpara apo pas 23 majit, ditë kur do zhvillohen zgjedhjet brenda në parti. E vetmja fjalë që Berisha tha, ishte ‘Shumë shpejt’.

Kësaj radhe skenari i Berishës dështoi totalisht dhe kjo për shkak të masave të marra dhe direktivave të dhëna nga kryepolici i ri Skënder Hita, për të cilin Berisha nuk u kursye aspak me sulmet.