Protesta e studentëve/ LSI gati të kthehet në Kuvend me dy propozimet e Kryemadhit (AMENDAMENTET)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli sot në një konferencë për shtyp për protestën e studentëve. Kryemadhi tha se LSI i propozon Kuvendit dy amendamente, që sipas saj zgjidhin përfundimisht këtë çështje. Kryemadhi tha se këto propozime janë zgjidhja e vetme për të zgjidhur kërkesat e studentëve. Kryemadhi propozoi që qeveria të japë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, GDP, për arsimin, si edhe të krijohet një Fond Emergjence për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë.

Sot ne i  propozojmë Kuvendit  dy amendamnete që zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale dhe kostoja e tyre për Edi Ramën është inekzistente. Konkretisht propozojmë., amendament në ligjin për buxhetin 2019. Ligji për buxhetin të bëhen këto shtesa dhe ndryshime, në tabelën 1 të ndryshohet totali i zërave për arsimin. Të bëhet nga 7 miliardë e 500 mln në 14 miliardë e 909 milionë lekë. Vetëm 1% e GDP-së. këto para? Shumë ethjeshtë, buxheti është 46% e GDP-së kalon për të paguar koncesionarët. Le t’ja lejë 45% koncesioneve dhe 1% t’jua japë studentëve.totali i shpenzimeve për fondet shkencore të bëhet nga 620 mln lekë në 1 miliardë. Neni dy, të krijohet fondi i Emergjencës për Arsimin me vlerë 5 miliardë lekë. Këto para të përdoren për infrastrukturë. Paratë? Të anulohet tenderi i Unazës së Re. Këto propozime janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kërkesat minimale të studentëve shqiptare.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

 

Kryemadhi i bëri thirrje Kuvendit që t’i kalojë me urgjencë këto amendamente në seancën e nesërme.

I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kalojë me urgjencë në seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë të shlyejmë mëkatin e politikës, për të dalë nga ky ngërç i tmerrshëm, që të hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjatë. Koha e tij ka mbaruar, propaganda e tij mbaroi, tallja që shqiptarët i bëjnë sot Ramën në rrjetet sociale është më e madhe se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës, ulu dhe zgjidh situatën, nuk ka LSI-t, komunist e ballist që nuk është sot me studentët.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së

Deklarata e Kryemadhit për votimin nesër të dy amendamenteve, do të rikthente LSI në Kuvend pas më shumë se 5 muaj bojkot.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iliri: 12/12/2018 19:24

    Shihni se cben kur ke titullin Dr Shkencave ekonomike me plagjiarure???!!! Moj cizme cfar fshihet mbas ketyre amendamenteve te tua, ????!!!!! Si ta ha mendja, nuk ka qeveria ndonje me doctorate te pakopjuar qe ti Di keto gjera???

    Përgjigju
  • Iliri: 12/12/2018 19:24

    Shihni se cben kur ke titullin Dr Shkencave ekonomike me plagjiarure???!!! Moj cizme cfar fshihet mbas ketyre amendamenteve te tua, ????!!!!! Si ta ha mendja, nuk ka qeveria ndonje me doctorate te pakopjuar qe ti Di keto gjera???

    Përgjigju
  • Mond Brrinja: 12/12/2018 17:18

    Bravo Mona

    Përgjigju
  • tana: 12/12/2018 16:29

    Mona moj moter oiiiiiiiii!!!!

    Përgjigju
  • Roza: 12/12/2018 13:27

    Moj zonje pa dinjitet. Me mire mos ta shohim me fytyren dhe mos ta degjoj e me zerin antipatik dhe fjalet e parespektueahme me gjuhen e gjarperit. Kush te di ty ne kuvend. Ti vetem dhune e vjedhje di. Ti sdi dialog, ti di te gjuash si rrugace me cizme e fjale te pista. Shko në shpelle e bertit se aty e le vendin.

    Përgjigju
    • Fraiku: 12/12/2018 14:51

      Kujt i thua Zonje moj Roza? Kjo nuk eshte as burre dhe as grua.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin