Protesta e studentëve ndaj MAS/ Kejdi Mehmetaj në '45 minuta': Arsimi në vend duhet të jetë falas, ekonomia e vendit tejet e rënduar

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka qenë e ftuar këtë të enjte në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, për të folur rreth protestës së zhvilluar përgjatë paradites së sotme nga studentët e vendit përkundrejt tarifës për provimet e mbartura, kushtet e konvikteve, tarifës së studimit dhe pjesëmarrjes së një përfaqësuesi të studentëve në Bordin e Administrimit.

Kejdi Mehmetaj u shpreh se ndonëse Ministria e Arsimit është përpjekur përgjatë gjithë ditës që të mënjanohet nga përgjegjësia e saj ndaj pikave për të cilat kanë protestuar studentët, Ministria e Arsimit, sipas saj, është pikërisht ajo e cila harton politikën përgjegjëse të arsimimit të studentëve shqiptarë.“Sado që kërkon t’i shmanget përgjegjësive nuk mund t’i shpëtojë syve të studentëve. Ministria bën politikën përgjegjëse dhe sado që kërkon të tërhiqet nga  e vërteta e kësaj historie është se pagesat dhe tarifat e studentëve shqiptarë ndikohen drejtpërdrejtë nga VKM-ja e qeverisë", tha ajo.

Duke rikujtuar se vet ministrja Nikolla pohoi se nuk ka patur asnjë lloj diskutimi për çështjet e sipërpërmendura me studentët, Mehmetaj u shpreh se synimi kryesor i Ministrisë së Arsimit është pikërisht prodhimi i studentëve apatikë. Deputetja e LSI-së u shpreh e bindur se përgjysmimi i tarifës është tërësisht i mundur, e madje theksoi se tarifa e arsimit duhet të jetë falas.

Duke marrë përsipër të interpretojë kauzën e studentëve të mbledhur sot në qytetet kryesore të Shqipërisë, deputetja e LSI-së tha se studentët kërkojnë arsim falas pikërisht për shkak të ekonomisë së rënduar që po e karakterizon gjithnjë e më shumë vendin.

Nëse një student shkon në Gjermani, është 150 euro në vit dhe duhet marrë parasysh se standardi i pagave është më i lartë. Shqipëria po vuan për papunësi nga një ekonomi e rënduar. Duhet të paguhet për vërtetimet, për tekstet shkollore për çdo sezon, për konviktet dhe në fund çfarë marrin? Kushte skandaloze. Nëse studentëve iu duhet të udhëtojnë nga pika të ndryshme të Shqipërisë, për to nuk ka abone të përballueshme. Pra, asnjë nga këto kosto nuk merret nga qeveria për t’u mbuluar. Filozofia e studentëve është mjaft e thjesht, kërkojnë reduktimin e kostove për t’u arsimuar dhe shkolluar.

Kejdi Mehmetaj, Deputete e LSI-së

Mehmetaj tha më tej se po të merren në konsideratë paratë që do të harxhohen në projektin e “Unazës së Madhe” apo ato të investuara për Check-Upin falas, qeveria do t’i kishte kushtuar tanimë arsimit një investim që do të zinte 10% hapësirë e jo 0.46%. Ajo rikujtoi madje edhe raportin e FMN-së, të publikuar përpara tre javësh, ku thuhej se arsimi në Shqipëri është i nën investuar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 06/12/2018 17:58

    Mehmetaj-zedhenesja e flaket e pronares qe se shpejti do na lere shendene;macja me besnike e mones,ja vlen per te dhene intervista sepse ka kapacitet prej rrugaceje!

    Përgjigju
  • Floriri: 06/12/2018 17:44

    Kur mbeten problemet e vendit te te zgjidhen nga mendimet e tua qe nuk je as studente ( se ne. moshen e atyre qe protestojne ti merr rroge te majme) e nuk ke asnje eksperience pune pervec asaj te miellit e cizmeve , mjere ku vend U Lufua per liri demokraci , jemi ne kapitalizem e duam arsimin fri, shendetsine fri etj etj e ne ke vend te botes kapitaliste I keni pare keto gjera??????!!!!!! mire edhe te na japin shtepi e katandi si astirianeve qe kane zaptuar edhe te ngrenen fri e te rrime shtrire ne diell Te kerkosh eshte e lehte , po cfar niveli kane diplomat e ketyre qe ngelen e moo vetem nje here ???? se ata do jene qe sipas teje ta bejne arsimin fri e ekonomine te zhvilluar!!!!!!! Pervec ne c fare mase ata Kane te drejte ,universitetet e deputetet duhet ta perqendrojne punen tek cilesia e te kete nje fare penalizimi per perseritsit se te tjeret c kusur kane te paguajne per ta !!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë