Protesta e studentëve, Rama ironizon pedagogun Bundo: Nuk e besoja që këto imazhe s'ishin arkiva filmash të gjyqeve komuniste (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmë një video, përmes së cilës ka ironizuar pedagogun Sherif Bundon, i cili në vitet '90 drejtonte Komitetin Kombëtar të Turizmit dhe përkrahte sistemin diktatorial, ndërsa mbrëmjen e djeshme protestonte krah studentëve në Fakultetin Ekonomik. 

Në rrjetin social "Instagram", Rama e paralelizon me ironi situatën e djeshme të studentëve në protestë me gjyqet komuniste kundër armiqve të klasës.

Më tej, kreu i ekzekutivit kalon deri në sarkazëm, duke shkruar në fund të postimit të tij: "Zoti i ruajtë studentët tanë nga të tilla fantazma që u tregojnë se ç'duhet të bëjnë me jetën e tyre".

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama në rrjetin social "Instagram"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur