KOSOVË- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në një prononcim për Koha.net është shprehur se vendimi për anulimin e vizitës së presidentit serb Vuçiç në zonën e Drenicës është një vendim i mbështetur nga ndërkombëtarët.
Sipas Pacollit, vendimi është marrë mes tij dhe kryeministrit Haradinaj kjo pasi për ta është shumë më e rëndësishme siguria e qytetarëve të Kosovës.
Pacolli gjithashtu shtoi se krerët e shtetit të Kosovës kanë kontaktuar edhe me palën ndërkombëtare duke marrë edhe mbështetje nga ana e tyre. Në Skenderaj, qytetarë të shumtë janë duke protestuar për të mos lejuar hyrjen e Vuçiçit në atë zonë.
Lajmi kryesor: