Pengimi i vizitës së Aleksandar Vuçiç në Skënderaj, ka sjellë reagimin e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se ushtria serbe do të respektojë vendimet e presidentit të Serbisë, që është komandant suprem.
Vulin tha se gjithçka që urdhëron do të zbatohet, duke paralajmëruar kështu një cenim të sovranitetit territorial të Kosovës nga Serbia.
Presidenti është komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe gjithçka që ai thotë do të kryhet. Ai mund të urdhërojë përdorimin e ushtrisë dhe çdo gjë që ai thotë do të bëhet. Ai është ai që do të vendosë për këtë, nëse ai thotë se siguria e tij duhet të garantohet në vendin ku ai dëshiron të shkojë, kjo do të bëhet.
Aleksandar Vulin, ministri i Mbrojtjes së Serbisë
Lajmi kryesor: