Protesta për teatrin , Jul Deda: Duhen masa radikale se “kështu i do mushka drutë”

Protesta për teatrin , Jul Deda: Duhen masa radikale se “kështu i do mushka drutë”

Aktori i mirënjohur i humorit Julian Deda i ka bërë dje thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në marshimin që zhvillohet sot kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Por gjatë bisedës në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Deda u shpreh se do të preferonte masa pak më radikale se sa një marshim apo protestë normale, pasi sipas tij kjo është mënyra për të reaguar nga një pushteti arrogant.

Nesër (të enjten) kemi një marshim për çështjen e teatrit. Në orën 6 e 30 mblidhemi para teatrit për të marshuar drejt kryeministrisë dhe drejt Presidencës si shenjë proteste. Unë jam për masa pak më radikale se sa thjesht një protestë normale. Se çfarë këto mund të diskutohen, por jo për të thyer xhama. Jam sepse s ii themi ne “Kështu i do mushka drutë”. Nuk e do qetë dhe në mënyrë qytetare , por do masa më të forta për tia arritur qëllimit

Julian Deda, aktor

Deda i është bashkangjitur grupit të aktorëve që protestojnë tashmë prej disa javësh projektin që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu. Ligji që i hap rrugën këtij procesi u miratua në parlament të enjten e kaluar pavarësisht kundërshtimit në seancë edhe të opozitës. Protestuesit do të marshojnë sot në orën 18.30 drejt Kryeministrisë e më pas drejt Presidencës për ti kërkuar në këtë mënyrë Presidentit të Republikës të mos dekretojë këtë ligj. Deri tani aktorët kanë mbledhur mbi 5 mijë firma kundër shembjes nga qytetarë të thjeshtë por edhe shumë përfaqësues të komunitetit të artit, përfshirë regjisorë, aktorë, skenaristë.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 12/07/2018 14:38

    Ky eshte idiot fare,rrace e keqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale