Protesta, Lu: E drejtë e qytetarëve, por jo të shkatërrojnë e djegin

Protesta, Lu: E drejtë e qytetarëve, por jo të shkatërrojnë e djegin

Për herë të parë ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka folur dhe për pagesën në "Rrugën e Kombit" dhe protestën e qytetarëve të Kukësit. Diplomati amerikan theksoi se të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë, por jo të qëllojnë me gurë policinë dhe të shkatërrojnë e djegin kabinat e pagesës.

Po kështu, ambasadori Lu theksoi se as forcat e policisë nuk duhet që të dhunojnë qytetarët dhe as të bëjnë arrestime masive në mes të natës, sikurse ndodhi në Kukës disa orë pas protestës së dhunshme. 

Në Shqipëri, të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht, përfshi në Kukës. Dhe e kuptoj njerëzit në Kukës janë të inatosur. Nuk kanë të drejtë të shkojnë të djegin kabinat e toll-eve, nuk kanë të drejtë të gjuajnë me gurë policinë. Në të njëjtën kohë, policia nuk ka të drejtë të lëndojë protestuesit apo të kapin njerëzit për arrestime masive në mes të natës. I kam bërë thirrje Kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbajtje, që secili të ruajnë qetësinë dhe që kjo të zgjidhet me anë të dialogut.

Donald Lu, ambasador i SHBA në Shqipëri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjolekaB: 06/04/2018 15:50

    O zoti lu po kto jan pjellat e fadil pleh gjolekës që është një monstër. Këta duan vetëm rëmuj vjedhje kriminalitet e pisllik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë