TIRANË- Katër ditë pas protestës së dhunshme me moltovë të Sali Berishës, asnjë prej 21 militantëve të arrestuar nuk është në qeli. Gjykata e Tiranës caktoi sot masën detyrim paraqitjeje 1 herë në muaj, për 14 personat e tjerë, të rinj nga 18 deri në 36 vjeç, që ranë në pranga pas akteve të dhunshme dhe sulmit me molotovë kundër efektivëve të Kuvendi.
Prokuroria e Tiranës kërkoi 2 masa arrest me burg, 3 arrest në shtëpi dhe 9 detyrim paraqitjeje, por gjyqtari Sokol Mara vendosi t’i lirojë nga qelia të gjithë protestuesit e arrestuar duke caktuar ndaj tyre masën detyrim paraqitjeje. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Një prej avokateve të personave të arrestuar, Eda Grimçi, tha se Prokuroria nuk kishte asnjë provë shtesë për protestuesit që kërkoi masë arrest në burg dhe arrest shtëpie. Sipas saj e vetmja arsye ishte se të njëjtët kishin marrë pjesë edhe më para në protestat e Partisë Demokratike.
“Nuk kishte ndonjë provë specifike që identifikonte njërin më shumë se tjetri apo veprimin konkret që e kishte bërë një dhe s'e kishte bërë një tjetër dhe nuk kuptonim se ishin kërkuar këto masa. Në fakt përgjigjja pastaj na u dha nga organi i akuzës dhe për ata që kishte kërkuar detyrim arrest me burg dhe arrest shtëpie, fakti dhe prova më e rëndë ndryshe nga të tjerët ishte se këta identifikoheshin si persona që merrnin gjithmonë pjesë në protestat e opozitës. Pra krimi që këta kishin bërë më shumë se të tjerët ishin që këta ishin persona shumë aktivë që gjithmonë konstatoi që merrnin pjesë në protestën e opozitës”, tha ajo.
Përballja e 14 të arrestuarve me drejtësinë ishte veçuar nga ajo e 7 të miturve, të cilët dolën para Gjykatës një ditë më parë (13 shkurt), dhe gjyqtari Gentjan Jahjolli caktoi po ashtu masa e detyrim paraqitjes, mes tyre edhe për nipin e gazetarit të “pavarur” Çim Peka, pronarit formal të Syri Tv. Edhe nipi i tij ishte në mesin e 7 të miturve që përfunduan në pranga për goditjen me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë ndaj forcave të policisë.
Një ditë më parë, operatorët i nuk filmuan asnjë nga deputetët që mbështetën dhunuesit në gjykata, ndoshta në mesin e tyre, edhe ai që lëshoi bombë molotovë ndaj kolegut të tyre, Aldo Kashri, i cili u përfshi nga flakët, teksa ishte në krye të detyrës, duke përcjellë përmes objektivit të kamerës gjithçka ndodhi në protestën 3 orëshe të PD-së.
Përfshirja e të miturve në protestën e 10 shkurtit duke i dalë në ballë dhunës që e përfshiu atë, u akuzua nga përfaqësues të qeverisë, si një skemë e mirëfilltë e urdhëruesve sipas tyre, deputetëve me imunitet dhe vetë Sali Berishës, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë. Nga sulmi me molotovë mbetën të plagisur 16 efektivë policie.

Komente











Bravo Sokol Mara, i nxorre varrmihesit e qetesise dhe rendit te qytetareve te Tiranes te cilet pengohen te kene nje Kryetar bashkie nga miqte e tu ne Prokurori e Gjykate. Argita Berisha te mori ne telefon per te te pergezuar qe nuk i dhe denimin e merituar fshatareve qe zbriten ne boulevard per te vrare, per te djegur nje ndertese qeverotare, dhe per te demtuar imazhin e Shqiperise dhe demokracise se saj te brishte? Bravo o gjyqtar plepash qe mezi e more klasen ne Veting, por perseri mbete i "korruptuar" nga familja vrasese Berisha.
PërgjigjuShumica e sgqiptareve po shohin se drejtesia nuk po ndryshon per te mire por ka regres . Te leshe te lire ara militant qe hodgen molotov drejt policiae ky nuk eshte vendim i drejte dhe i jep zener militanteve qe me 20 dhjetir te dhegin Shqiperine. Keta gjykates po i sgwrbejne opozites dhe jo shumices se shqiptareve
PërgjigjuKUR KRIMI PIELLË KRIM.ÇFARË DUHET TË NDODHË QË TË QUHET KRIM O TË Ç'NDERUAR GJYQTAR DHE JU O PROKUROR TË ÇËSHTIES(NGJARIES)A TREGON KJO QARTAZI SHËRBIM NDAJ KRIMIT?,KRIMI NUK KA MOSHË,ÇFARË JAN KËTO QË THUHEN(FJALA ADOLESHENT)ATA ME SA I KAM PARË NGA AFËR PO TI MARTOSH BËHEN PRINDËR. Z. KRYEMINISTËR QË TË BËHET DREJTËSI VISHU UNIFORMËN E POLICIT GJYQTARËVE DHE VËRI NË RRADHË TË PARË NË RRUAJTIEN E OBJ.DHE DOTË SHOHËS SESI DO E KUPTOJNË LIGJIN.KËTA PROK.E GJYQTARË TU KËRKOSH FOTOCRAFI TË KOHËS SË STUDENTIT NUK I NJEHË DHE E DINI PËRSE?JUA THEMË UNË JAN TË PALESTRUAR,TË OPERUAR NËSALLONE BUKURIE,TË VESHUR E NGJESHUR NË FLORI DHE KOSTUME JO SI ATO TË GABIT.
PërgjigjuMolotovet kerkojani gjyqtares F. Davidhi, qe i dha Partine Demokratike Perbindeshit te Vicidolit.
Përgjigju