Presidenti Ilir Meta ka dënuar sjelljen e policisë ditën e sotme me shoqërimet e disa personave që protestuan te sheshi Skënderbej. Ai thotë se e drejta e protestës është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh.
"Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian.
E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta. Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar" tha ai.
Lajmi kryesor:
Tubim për Teatrin dhe kundër masave anti-COVID! Shoqërohen 4 orë 10 protestues! Meta-Basha: Dënojmë dhunën e policisë!










