Protesta, Mirela Karabina dhe Ben Andoni në Report Tv: Basha-Kryemadhi kishin më shumë frymë, shqiptarët u zhgënjyen! Berisha pa ide, duhet të ikë

Protesta e Berishës dhe Metës sot në bulevard ishte zhgënjyese për të gjithë ata shqiptarë që duan një opozitë frymëzuese. Ky ishte thelbi i qëndrimit të të ftuarve në Report Tv, gjatë transmetimit maratonë në drejtimin e gazetarit Arbër Hitaj.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD,  Mirela Karabina, tha se ka qenë shumë e trishtë kjo historia sot, sidomos sipas saj ai momenti kur me një grusht njerëzish shkoi në disa institucione, për të mbuluar dështimin.

“Protesta ishte shumë e vogël.  Ndaj ambasadorëve të akredituar në Tiranë Nuk është e qartë se për çfarë ishte mbledhur kjo protestë sot në Tiranë.  Nëse numri i protestuesve nuk është aq i lartë tani kalon në anën e kundërt. Shqiptarët shikojnë një opozitë për të mbledhur qytetarët për të treguar se ka një kauzë të fortë. Berisha me një grusht protestuesish. Sot ka qenë shumë e trishtë protesta, por sidomos ai momenti i ecjes në bulevard. Ky marshim mund të ketë qenë improvizim i momentit për të mbuluar dështimin. Nuk mu duk fare normale”, tha Karabina.

Ndërsa analisti Ben Andoni tha se Berisha u shfaq shumë i vjetër, pa ide dhe duke improvizuar.

“Kishte një kompleks frojdjan të Berishës, u përsëritën fraza këngësh shumë familjare në kohën e socialistëve. Shprehje dhe narracion jashtëzakonisht i vjetër. E dyta, në çdo moment që ku kryesoi këtë grup të PD-së ai gjithmonë vetëm improvizon, asnjëherë nuk ndërton dot kauza të drejta. Ka pasur një zhgënjim shumë të madh të njerëzve që u mblodhën aty. Nuk pati asnjë shpalosje idesh. Berisha vazhdoi marshimin, Ilir Meta iku. Protestat që organizonte Meta dhe kryemadhi ishin protesta, ti ndjeje frymë. Diçka opozita kërkonte për të ngritur një frymë. Manifestimi i sotëm ishte zhgënjyes për atë që opozitarët presin për frymën. Më shumë presin shqiptarët për ide. Më vjen shumë keq që Sali Berisha e drejton Partinë Demokratike”, tha Ben Andoni në  Report Tv.

Gazetari u shpreh se Partia Demokratike e ka mbyllur misionin e vet.

“Unë shpresoj që të rinjtë e asaj partie ta rithemelojnë pas zgjedhjeve atë parti”, tha ai.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë