Për analistët, Edvin Kulluri dhe Skënder Minxhozi protesta e thirrur nga Berisha është e dobët, madje edhe me e dobët se Basha. Analistët u shprehën në një intervistë se protesta nuk pati asgjë të re, por më negativja sipas tyre është prezenca e pakët e qytetarëve.
“Berisha kërkon largimin e Ramës nga protestat. Ai që është lajmi sot, protesta nuk më duket në nivelin e 7 korrikut. Pjesëmarrja është shumë e dobët. Kur mungojnë sportdashësit, ka fanatikë, por stadiumi nuk mbushet, që do të thotë ka problem ekipi. Kjo është protesta më e dobët se protestat e Lulzim Bashës. Me këtë pjesëmarrje kaq të ulët, Belind Këlliçi duhet të konsiderojë tërheqjen nga zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, pasi kjo pjesëmarrje konfirmon edhe numrin e ardhshëm të votave për opozitën”.- tha Kulluri.
Ndërsa sipas Minxhozit, u vërtetua se u zgjodh një kauzë e gabuar, në kohën e gabuar. Më pasi analisti shtoi se më negativja për opozitën është se nuk ka pjesëmarrje.
“Asgjë e re, nga bulevardi nuk ka asgjë të re. Një statistike më shumë. Asgjë e jashtëzakonshme, fatmirësisht nuk ka dhunë. Mbi të gjitha negativja për opozitën është se nuk ka pjesëmarrje.”- tha Minxhozi.
Analisti Arben Meçe është shprehur se në këtë protestë u mor një mesazh i qartë. Sipas tij, populli opozitar kuptoi vdekjen politike të Sali Berishës dhe se me të demokratët nuk vijnë kurrë nën pushtet.
“Vijimi do të thotë se ky person nuk di dhe nuk do të lexojë situatën. Është fakt, protesta e sotme ishte më e vogël se ajo e 6 dhjetorit dhe edhe me e vogël se 7 korriku. Ka një rënie drastike. Mesazhi s’ka nevojë ta transmetojmë ne. Populli ka inteligjencë të kuptojë pozicionin e Berishës, bojkotin që i bëri populli shqiptar.
Gjithë ai proces që beri me kongresin, votimet, primaret ishin fars, gjithë jeta politike e Berishës në këtë 1 vit, është një fluskë sapuni.
Këtë mesazh mori populli opozitar, që sot kuptoi vdekjen politike të Sali Berishës. Trendi është në rënie, dhe kjo protestë kjo pjesëmarrje e varrosi politikisht. Demokratët e morën mesazhin se me Berishën nuk vijnë kurrë në pushtet, brenda PD kemi një frymë. Populli opozitar është proamerikan dhe sot e bojkotoi Berishën. Brenda PD duhet ta kuptojmë populli opozita është proamerikan është prezent. Çështja është se në PD sot ka një frymë që është e ardhmja e PD, sot populli opozitar u largua nga Berisha. Të gjithë tani, nga ky moment, ai grupim që ka dalë si forcë amerikane brenda PD të demonstrojë që PO është i fuqishëm në PD” – u shpreh Meçe në një intervistë televizive.
Nga ana tjetër, Roland Bejko është shprehur se motivet e SHBA-së për ta shpallur Berishën “non grata” janë reale, e ndërsa ka treguar 3 rrugë sipas tij për të rrëzuar Berishën.
“Motivet për të shpallur Berishën “non grata” janë reale. Deri në 2008, ne pretendonim se kishim një qeveri të mirë. Nga Gërdeci dhe më pas aleanca me LSI, tregoi qartë që korrupsioni ishte në nivele të larta. Si largohet Berisha? Të braktiset nga demokratët, proces që ka filluar. Nëpërmjet drejtësisë. Nëpërmjet zotit.” u shpreh Bejko.