Protesta/ Monika Kryemadhi: Shqipërinë e ka bekuar Zoti, ejani nesër të largojmë Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi fton të gjithë qytetarët që nesër të bashkohen me opozitën në protestën përpara Kryeministrisë për të rrëzuar Ramën. Në një video-mesazh nga Facebook-u, Kryemadhi u shpreh se Shqipërinë e ka bekuar Zoti, prandaj të tregojmë që dhe ne jemi një popull i bekuar nga Zoti.

"Përshëndetje të gjithë miq dhe dashamirës! Nesër protesta në orën 20.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka rëndësinë e saj, por nuk ka rëndësi politike sesa ka rëndësi për të treguar që shqiptarët më shumë se kurrë, sot kanë vendosur të jenë zot të vetes.

Ftohen të gjithë ata që ndihen të shtypur dhe të grabitur nga qeveria e Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja që ndiejnë pasiguri dhe nuk shikojnë asnjë të ardhme këtu në vend për shkak të qeverisë së Edi Ramës. Ftohen të gjithë ata pensionistë, të cilët me pensionin e tyre nuk kanë mundësi të paguajnë ilaçet dhe jo më dritat dhe ujin që kanë shkuar me fatura në stratosferë me rritjen e çmimeve të Edi Ramës.

Ftohen të gjitha ato biznese të cilat mezi po mbijetojnë për shkak të taksave të larta të Edi Ramës, ftohen të gjitha ato biznese që falimentuan për shkak të politikave të Edi Ramës, pra ftohen të gjithë ata që duan një Shqipëri të vërtetë Europiane dhe ftohen të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët aspirojnë për të ndërtuar jetën e tyre Europiane në shtëpinë e tyre, në Shqipëri. Shqipërinë e ka bekuar Zoti, prandaj të tregojmë që dhe ne jemi një popull i bekuar nga Zoti. Faleminderit, shikohemi të gjithë nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 20:00" tha ajo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 07/07/2019 21:12

    Jo zonje shqiptaret nuk jane te bekuar por te mallkuar kur zoti nje monster si ti nuk us heq nga kembet. Jeni mallkimi i shqiptareve.

    Përgjigju
  • bruno: 07/07/2019 19:51

    Strategjia e opozites eshte e padiskutueshme qe do te çoje ne renien e qeverise. Ka te pakten nje gjysem milioni shqipetare qe nuk hyjne ne Shqiperi kete vit nga frika e protestave, me siguri nje gjysem miliardi euro qe do te mungojne ne recetat shterore.

    Përgjigju
  • Tini: 07/07/2019 16:48

    Si ka mndesi, qe kater persona qe kane abuzuar me pushtetin kerkojne rrezimin e Rames ? Ramen ndaheni mendjen e largon vetem vota e popullit Luli eshte kandidat per Rec kerkon te jete dhe kandidat per mender keyeminister . Policija te jete e organizuar dhe per perballje me dhunen dhe dhunuesit te mesohen me ligjet e shtetit

    Përgjigju
  • PALL REXHEP LEKA [ KEPI ]: 07/07/2019 15:49

    SHQIPRINe ka mallkuar Z O T I Me ty e burecin tënd në politik. Nuk ka mallkim më të rënd që mund ti bëhet Shqipris duke vazhduar ti në politik se bureci jot kaq e pat o lëtyra e SHQIPRIS.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 07/07/2019 15:06

    Ca esht kjo me ket fytyr dk by... e hsmorit

    Përgjigju
  • O tej: 07/07/2019 15:00

    Ne proteste neser ke dhe ket t*** Monik..do ta rrezojme apo do tja rru**Monk?

    Përgjigju
  • Arben Metani: 07/07/2019 14:27

    Shume e vertete eshte qe e ka bekuar zoti Shqiperine. E bekuar nga zoti ka qene dhe para 30 vjetesh. Por nuk e late ju bashke hajdutet e tjere, qe sote kerkoni protesta, qe bekimi i zotit te shkonte te populli i thjeshte.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/07/2019 14:16

    Familje qe me doemos duan te marrin pushtetin me dhune. Shko hidhe Edi Ramen poshte me vote.

    Përgjigju
  • Henri: 07/07/2019 14:10

    Ik mos.... se edhe ato pak qe te kane ngelur spo te vijne me mbrapa, o familje hajdutesh

    Përgjigju
  • Luli: 07/07/2019 13:57

    E te shpetosh ti nga burgu non bachelite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?