Është dita e 48-të e protestës përpara kryeministrisë. Siç edhe pamjet tregojnë, pjesëmarrja është gjithnjë e më e pakët, larg numrave të një muaji më parë.
Thirrjet e protestuesve mbeten të njëjta: dorëheqja e kryeministrit Rama. Pas përfundimit të fjalimeve të zakonshme kundër qeverisë, ata nisën marshimin. Këtë herë itinerari vijoi drejt Rrugës së Elbasanit, Fakultetit Ekonomik, kthimit për te Presidenca e më pas në bulevard.
Marshimi, i cili nisi rreth orës 21:20, përfundoi pas një ore sërish te kryeministria.
Një prej organizatorëve, Flora Xhemani Baba ka njoftuar se të shtunën në orën 12:00 do të mbahet mbledhja e parë e Kuvendit Kombëtar Qytetar. Ajo ka bashkëngjitur edhe një link që të çon te një formular që duhet plotësuar për të marrë pjesë.
Komente











