Ndonëse u njoftua të ishte një protestë 24 orëshe, për shkak të numrit të ulët të qytetarëve pjesëmarrës protesta e së shtunës kundër rritjes së çmimeve u mbyll rreth orës 21 të mbrëmjes.

Protestuesit kishin marrë leje të qëndronin në sheshin para kryeministrisë deri në orën 17.00, ndaj forcat e policisë ndërhynë duke i larguar qytetarët nga bulevardi e duke e hapur atë për qarkullimin e automjeteve. Kjo shkaktoi revoltë tek protestuesit të cilët kërcënuan në përdorimin e forcës.

Por çfarë ndodhi gjatë ditës? Protesta nisi rreth orës 11 nga sheshi Skënderbej e më pas në marshim qytetarët e paktë në numër siç shihet edhe nga pamjet me dron të Reporr TV u ndalën përpara kryeministrisë ku përsëritën kërkesat e tyre. Po ashtu para kryeministrisë nuk u panë vetëm qytetarë, por edhe deputetë, ish deputetë, politikanë krah Foltores së Sali Berishës dhe LSI-së, si Aldo Bumci, Klevis Balliu, Clirim Gjata, Tomorr Alizoti dhe Endrit Braimllari.

Madje edhe exponentë të skeduar në protestën e 8 janarit në selinë e PD, të cilët njihen edhe si 'dhunues' të selisë së PD ku u kanë thyer xhamat apo edhe që kanë goditur makinë  e Lulzim Bashës me vezë. Pjesë e kërkesës së protestuesve ishin ulja e barrës fiskale, hetim dhe mbikëqyrje për mirëfunksionim të tregut dhe mbështetje për biznesin dhe shtresat vulnerabët, të cilat i kanë shprehur në 7 pika.    

Kërkesat e protestuesve

-Heqje i taksës së qarkullimit

-Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.

-Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë

- Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

- Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës

- Përcaktim i minimumit jetik.

- Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Protesta kundër rritjes së çmimeve, një grup i vogël qytetarësh mbajnë të bllokuar rrugën para kryeministrisë: Do qëndrojmë 24 orë

 

Ajo që ishte paralajmëruar si protestë masive ka përfunduar vetëm me një grup shumë të vogël qytetarësh që vijojnë të qëndrojnë para kryeministrisë, duke bllokuar rrugën. Ata shprehen të vendosur se do të vijojnë të qëndrojnë aty për 24 orë.

Ora 15:23
Protesta kundër rritjes së çmimeve, pak qytetarë para kryeministrisë, një pjesë ulen në Bulevard

 

Kishim premtuar të protestonin 24 orë, megjithatë pak qytetarë kanë mbetur duke protestuar para kryeministrisë. Një pjesë e tyre janë ulur në Bulevard, duke përsëritur kërkesat e tyre.

Ora 14:32
Pas 3 orësh, ulet numri i protestuesve para kryeministrisë

Megjithëse kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë 24 orë para kryeministrisë, duket se numri i protestuesve që kanë mbetur para kryeministrisë wshtw shumë të pakët. Siç shihet nga kjo pamje, pjesa dërrmuese e tyre është larguar.

Ora 13:39
Pamje me dron, paralajmëruan protesta 24 orë, por një pjesë e qytetarëve largohen pas 2 orësh tubim para Kryeministrisë

Një pjesë e madhe e qytetarëve janë larguar pas 2 orësh tubim para Kryeministrisë. Organizatorët e protestës thanë se do të qëndronin para Kryeministrisë 24 orë deri në reagimin e qeverisë, por pas 2 orësh aty ka mbetur një numër i ulët i protestuesve siç duket edhe nga pamjet me dron.

Ora 13:26
Edlira Çepani ka një ëndërr: Të fusë burrin në zyrat e shtetit

Edlira Çepani, bashkëshortja e zyrtarit të Partisë Demokratike dhe ish deputetit Gerti Bogdani ka folur sërish gjatë protestës së sotme para kryeministrisë, ku ka çuditur të gjithë pjesëmarrësit me deklaratat e saj.

Teksa të gjithë prisnin që Edlira të fliste për çmimet e naftës, çmimet e vezëve apo të vajit, Çepani i surprizoi të gjithë, teksa tregoi qëllimin e angazhimit të saj në miting.

Unë kam një ëndërr – tha Çepani – të dalin nga zyrat këta që janë, e të vijnë njerëz të tjerë të mirë.

Pra në mënyrë cinike, Çepani po na thotë se duhet të ikin këta që janë tani dhe në zyrë të futet bashkëshorti i vet, Gert Bogdani.

Një deklaratë e tillë, aq sa e papërgjegjshme është edhe e turpshme, në kohën kur vetë Çepani pretendon se e shqetëson varfëria e njerëzve dhe çmimet e larta të ushqimeve.

Ëndrra personale e saj në fakt, është tallje me çdo shqiptar që për ditë me radhë dëgjon Edlirën nga ekrani i televizorit të qajë hallet e shqiptarëve të zakonshëm, të cilët me siguri shohin tani te Edlira, pangopësinë për poste e pushtet./ Nga Mimoza Çuka (toponews.org)

Ora 13:12
Foto/ Në protestë edhe militanti i Berishës që i gjuajti makinës së Bashës me vezë! Ulet në tokë para kryeministrisë

1647691923_page.jpg

Militanti i Berishës i ulur në protestë dhe gjatë momentit që i gjuan me vezë makinës së Bashës

Në protestë përveç deputetëve të Berishës në fakt ka edhe militantë të tij, të cilët njihen edhe si 'dhunues' të selisë së PD ku u kanë thyer xhamat apo edhe që kanë goditur makinë  e Lulzim Bashës me vezë.

Ora 12:22
Protesta në Tiranë, një pjesë e qytetarëve ulen në gjunjë para kryeministrisë

Qytetarët po protestojnë në Tiranë para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve ndërsa një pjesë janë ulur në gjunjë.

Ora 12:18
FOTO/ Memet pikante të protestës në Tiranë: T'i lutemi Zeusit të bie shi

 Qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë në mënyrë të ndryshme  kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, ku disa kanë dalë me pankarta mjaft pikante.

 

Ora 12:04
FOTO+VIDEO/ 'Shtëpia e lirisë' rrëmben protestën në Tiranë

Në protestën në Tiranë kundër rritjes së çmimeve kanë marrë pjesë edhe deputete e Berishës, Aldo Bumçi, Çlirim Gjata dhe Klevis Balliu. Gjithashtu edhe LSI është pjesë e protestës me Endrit Braimllarin. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë protestë të turpshme të organizuar nga Berisha dhe Meta.

1647688563_page.jpg

Klevis Balliu  dhe Aldo Bumçi

Çlirim Gjata

1647691397_WhatsAppImage20220319at12.56.29.jpeg

Tomorr Alizoti
Ora 11:38
Pamje ekskluzive me dron nga protesta në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Report Tv ka sjellë pamje me dron nga protesta e qytetarëve në Tiranë, të cilët po marshojnë nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë. Edhe në pamjet e me dron para Kryeministrisë numri i qytetarëve është më i pakët krahasuar me javë e kaluar të protestë kombetare

Ora 11:25
FOTO/ Efektivët e policisë krijojnë kordon para Kryeministrisë, të pajisur me maska antigaz

1647685507_Screenshot1.jpg

Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon para kryeministrisë të pajisur me maska antigaz. Protestuesit janë duke marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.

Ora 11:01
FOTO/ Protesta kundër rritjes së çmimeve, FNSH në gatishmëri pas kryeministrisë

Në Tiranë do të protestohet sërish sot kundër rritjes së çmimeve. Ndërkohë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë edhe shumë forca policie. Furgonat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë para pas kryeministrisë.