TIRANE - Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebra ka reaguar ndaj protestës së mbajtur ditën e sotme në të gjithë vendin kundër çmimit të karburantit, duke fikur për 5 minuta makinat.
Sipas Gjebrea, edhe pse protesta zgjati vetëm pak minuta, në asnjë rast nuk duhet të bllokohet rruga dhe lëvizja e lirë. Kjo pasi sipas saj në këtë mënyrë cenohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar.
Për të gjitha këto zëvendësministrja shpreson që protesta e sotme të mbetet vetëm një lajthitje e radhës së PD.
“Sado pak të zgjaste protesta, s’duhet të bllokohet rruga. Cenohet liria e kujtdo që nuk është në rrugë për të protestuar. PD dhe askush s’ka të drejtë të ndalojë qarkullimin.
Urojmë që kjo e sotmja të mbetet lajthitje.” tha Gjebrea
Deklaratat Elona Gjebrea i bëri gjatë një aktiviteti të mbajtur ditën e sotme ku Policia e Shteti bëri bilancin për vitin 2014.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO