Një protestë mbarëkombëtare do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në lidhje me këtë protestë, Shkëlqim Hajdari, ish-prokuror dhe koordinatori i protestës së UÇK i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se protesta nuk duhet që të politizohet.

Ai theksoi se kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në këtë protestë do t'i jepet fjala nëse do të kërkojë që të flasë.

'Kjo është vazhdimi i protestës që kanë shqiptarët kanë bërë në Prishtinë, në Hagë dhe tani edhe në Tiranë. Kjo do të jetë mbarëkombëtare, pasi do të vijnë nga Kosova nga Maqedonia e Veriut, sepse Tirana është kryeqendra e shqiptarisë dhe është duke u punuar prej kohës. Ne nuk duam që të shfrytëzohet nga politika. Shpresojmë se qytetarët të vijnë në këtë protestë në mbështetje të ish- krerëve të UÇK. Politika është e ftuar, por fjalë përshëndetëse nuk kanë politikanët, do të flasin përfaqësuesit e ogranizatës së veteranëve dhe të invalidëve të Kosovës.

Ka konfirmuar pjesëmarrjen Alfred Moisiu dhe Ali Ahmeti që do të flasin dhe nuk mendoj se do të ketë folës të tjerë veçse nëse kryeministri Rama do të kërkojë që të flas. Por do ishte normale që një kryeministër i një vendi si Shqipëria nëse do të konsideronte dhe do të dëshironte të merrte fjalën besoj se ne jemi vend europian dhe s’mund të mos i japim fjalën. Cdo gjë është e organuzar me kontribut të njerëzve dhge të as një krahu politikë, por qeveria na është përgjigjur me aq sa ka pasur nevoje me shehsin vendin ku do të vendoset fonia’, tha ai.

Një koment Hajdari e pati edhe për PD, e cila ka ka refuzuar që të jetë pjesë e kësaj proteste.

‘Nuk e kam parë këtë deklaratë, por si duket nesër ata mund të dalin dhe të thonë unë jam inspektori i përgjithshëm i Ramës dhe më ka deleguar mua Rama, po punë diversantësh’, tha ai.

Për presidentin e 'Shoqatës Çamëria' Tahir Muhedini, kjo është një protestë jo politike dhe duhet që të bëhen të gjithë bashkë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

‘Është e rëndësishme, kemi të bëjmë me një ushtri çlirimtare. Duhet që të bëhemi të gjithë bashkë dhe është një protestë që s’duhet që të jetë politike por për të mbështetur vëllezërit tanë kosovarë’, tha ai.