Në Tiranë u zhvillua pasditen e sotme protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK, ku mijëra qytetarë për 1 orë bënë thirrje për drejtësi ndaj tyre.

Lidhur me këtë protestë koloneli Sulejman Abazi i ftuar në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, tha se protesta dha mesazh uniteti kombëtar. Abazi theksoi se shpreson që kjo protestë të pasohet edhe nga disa të tjera.   

‘Protesta për nga pjesëmarrja dhe mënyra se si u zhvillua dha një mesazh shumë paqësor. Kjo është një gjë e mirë pas protestave që janë bërë deri në Hagë për të mbështetur ish-liderët e UCK që sot janë para Gjykatës Speciale. Ajo dha mesazhin e një uniteti kombëtar. Pra dha mesazh shumë domethënës, pavarsisht se deri ku do të shkojë ky mesazh, pra deri ku do të dëgjohet. Po unë shpresojë që kjo të pasohet nga protesta të tjera’, tha ai.

Abazi tha se edhe nga politika duhet që të ishin bërë pjesë e kësaj proteste, ndërsa theksoi se presidenti i Kosovës Albin Kurti nuk duhet të mungonte.

‘Pse të mos ishte një përfaqësues i Vetvendosjes dhe të fliste për UÇK, ose edhe përfaqësuesi i qeverisë që të fliste për UÇK në këtë protestë. Atje foli Ali Ahmeti por mund t’i ngelet hatri ndonjë lideri nga Kosova që nuk foli. Në çdo luftë që bëhet ka edhe momente që dalin jashtë rregullave, por kur vjen puna për të vlerësuar një lëvizje çlirimtare nuk ka vend për të diskutuar se në të kundërt pse do të ndërhynte Amerika. Pra nëse nuk do të ndërhynte SHBA mund të shkonte dhe në gjenocid. Në Kosovë nuk gjenocid, por pati spastrim etnik që popullsia të largohej’, tha ai.