TIRANE - Dhjetëra qytetarë të Tiranës kanë protestuar për të disatën herë kundër ndërtimeve pranë digës së Liqenit Artificial, nënë moton "0 Park 0 Vota". Protestuesit kërkuan nga Kryeministri Edi Rama që të vihet dorë menjëherë dhe të ndalohen ndërtimet e një kompkesi pallatesh rreth 20 katëshe, të cilat prej kohësh tashmë kanë nisur punimet si dhe të pezullohet cfarëdolloj projekti tjetër, për të ndërtuar të tjera konstruksione betoni.

Të rreshtuar përpara ambienteve të Kryeministrisë, protestuesit kërkuan të drejtën e tyre për të vendosur mbi fatet e të vetmit park të gjelbër në kryeqytet.

Qytetarët i janë drejtuar Kryeministrit Rama dhe i kanë kërkuar këtij të fundit arsyen se pse, në kundërshtim dhe me një projekt që ai vetë lançoi, si ai i Parkut Olimpik të Tiranës në zonën e Liqenit Artificial, jo vetëm nuk po mendohet të realizohet, por përkundrazi.

proteste

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)