Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka mbështetur përmes kreun e PD, Lulzim Basha, për Teatrin Kombëtar, nga faqja e saj e ‘Facebook’.
Kryemadhi nuk ju bashkua protestës së Bashës pasditen e sotme para teatrit, por shkruan në ‘Facebook’ se s’do të hidhet asnjë hap prapa dhe opozita do të mbrojë teatrin nga hajdutët e qeverisë.
Ashtu si Basha, edhe Kryemadhi deklaron se aksioni i opozitës për teatrin do të vazhdojë pa ndalim.
Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë! Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve.
Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku. Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim!
Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës.
Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion. Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha. Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI
(Postimi i Monika Kryemadhit në Facebook)