Kjo tentativë për të depërtuar në sallën plenare të kuvendit është koordinuar nga një tjetër veprim. Planet me dron tregojnë se nga dera anësore në të majtë të godinës së kuvendit që e lidh atë me selinë e PD janë lëshuar disa flakadanë. Me sa duket hedhja e flakadanëve pikërisht nga kjo anë e kuvendit është përdorur taktikisht për të tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë në këtë pjesë.
Megjithatë ishin forcat e gardës së republikës të cilët u morën me këtë situatë duke larguar flakadanët. Edhe tentativa e dytë për të carë kordonin policor është fiksuar në këto plane. Ecuria e mëtejshme e protestës përpara parlamentit është sjellë përmes dronit për shikuesit e Report TV deri në momentet e fundit. Siç shikohet nga këto filmime, menjëherë pas fjalës së kreut të PD Basha dhe asaj të LSI Kryemadhi protestuesit janë larguar duke rikthyer në normalitet lëvizjen e mjeteve nga rruga e Elbasanit në drejtim të rrugës George W Bush.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO











