Protesta/ Studenti nga Korça: 'Politika të qëndrojë larg kauzës sonë, s'ka negociata deri sa të plotësohen kërkesat tona'

Protesta e studentëve e cila ka nisur në ditën e saj të shtatë, po vazhdon sot edhe në qytetin e Korçës ku studentët janë solidarizuar së bashku në thirrjet e tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit  për të plotësuar kërkesat e ngritura për përgjysmimin e tarifave studentore dhe plotësimin e kushteve të konvikteve dhe cilisisë së mësimdhënies në universitete.

Një nga përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Korçës, Henri Tare, ka folur nga qyteti i Korçës për Report tv duke thënë se politika duhet të qëndrojë larg kauzës së tyre pasi ajo është një kauzë e drejtë, prandaj duhet ta fitojnë të gjithë së bashku. Sipas tij, ka patur disa presione, por kjo nuk do i pengojë ata në arritjen e synimeve të tyre, pasi protesta e tyre do të vazhdojë deri në fund dhe nuk pranojnë asnjë lloj dialogu apo negociate deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre .

Ne i kemi  të qarta kërkesat tona. Presim që ato të shqyrtohen dhe derisa ato  të plotësohen ne nuk pranojmë asnjë lloj negociate.  Sa i përket politikës i bëjmë thirrje që të qëndrojë larg . Nuk kemi synim ta politizojmë këtë protestë. Protesta do të vazhdojë masivisht dhe ne nuk kemi ndërmend të stepemi as nga presionet apo kërcënimet,  ndaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, gjimnazistëve, pedagogëve të cilët kanë qenë një mbështjetje e madhe në këto ditë që të na bashkohen. Zëri ynë është më i fuqishëm se lapsi i një  politikani. Ne kuadër të vitit të heroit tonë kombetar ku ai thotë thuprat thyhen , prandaj ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë lloj kauzë, pasi është një kauzë e përbashkët .

Kanë ndodhur presione tek disa studentë, nuk mund të jap një informacion të saktë .Vazhdojmë të solidarizohemi  me universitetet e tjera te Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, për të njëjtat kërkesa në do të vazhdojmë të qëndrojmë. Sapo përfunduam  mbledhjen e këshillit studentor dhe arritëm në një përfundim  me një deklaratë ku  i bëjmë thirrje ministres se ne nuk pranojmë negociata dhe dialogim.

Henri Tare, student 

Nesër studentët e universiteteve të rretheve janë ftuar  të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta, sipas njoftimit të shpërndarë prej studentëve në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Protesta e studentëve/ Rama u ofron më shumë se çfarë kërkuan: Por duhet dialog


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv