TIRANE- Shumë qytetarë të shqetësuar kanë protestuar edhe dje kundër sjelljes dhe demontimit të armëve siriane në Shqipëri. Me një pjesmarrje masive, më e madhja deri më tani në protestat e këtij lloji, demostruesit janë mbledhur para “Piramidës”, pak metra nga Kryeministria, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pak pas mesdite.
Me pankarta në duar ata kanë ngritur zërin për të shprehur mosaprovimin e tyre ndaj ardhjes së armëve kimike nga Siria për t’u asgjësuar në vendin tonë. Disa prej protestuesve u shprehen se kërkojnë një Shqipëri të sigurt dhe bënë thirrje për t’ju bashkuar sa më shumë kësaj kauze.
Me parulla “Stop armëve kimike” dhe maska kundra helmeve protestuesit, kanë marshuar drejt ambasadës Amerikane, por ata kanë ndaluar tek rruga “Dervish Hima”, jo shumë larg nga godina e Ambasadës, pasi nuk janë lejuar nga policia të vazhdojnë më tej në drejtim të selisë diplomatike të SHBA në Tiranë.
Kordoni i sigurisë, i vendosur nga policia e shtetit s’lejoi protestuesit te afroheshin afër mureve të Ambasadës. Por ajo që është evidentuar ditën e djeshme me këtë protestë kundër armëve kimike, është fakti se kjo është protesta e parë pranë kësaj ambasade në 23 vite demokraci.
Protestuesit janë shprehur se nuk janë kundër Amerikës, por janë kundër armëve kimike siriane në Shqipëri. Në mbështetje të protestuesve dhe për të demostruar vullnetin e tyre kundër armëve kimike në vendin tonë, kanë protestuar dje edhe shumë qytetarë të Prishtinës. Marshi protestues kundër shkatërrimit të armëve në territorin e Shqipërisë mberriti deri te Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë. Vedat Xhymshyti, në emër të protestuesve i ka dërguar mesazh përmes mediave, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rams, që t’i thotë jo ofertës së Sekretarit të SHBA për ta përdorur territorin e Shqipërisë për shkatërrimin e armeve kimike.
Sipas tij këto armë janë të rrezikshme dhe shkaktojnë ndotjen e ajrit, duke vënë kështu në rrezik edhe shoqërinë njerëzore. Të dy palët e protestuesve u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me protestuesin për të shpëtuar territorin Shqipëtar nga rreziku që i kanoset. Përfaqësues të AKIP kanë bërë më dije se protesta do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim duke u organizuar edhe në rrethe të tjera të Shqipërisë.
PROGRAMI I PROTESTAVE KUNDËR ARMËVE KIMIKE
13 nëntor– E mërkurë-ora 14.00 Marshim Mjedisor dhe Shëndetësor i Paqes, pa Armë Kimike në Shqipëri. Takimi sheshi “Skënderbej”, përballë Bashkisë, vazhdim në trotuarin e Hotel “Dajtit”, qëndrim e kërkesë para Kryeministrisë, para Kuvendit, qëndrim e kërkesë para Presidentit, Mbyllje, bekim te Nënë Tereza.
14 nëntor – E enjte - ora 13.00 Miting në Fier, për të thënë jo armëve kimike.
16 nëntor - E shtune - ora 12:00. Proteste perball Bashkise se Durresit dhe marshim drejt portit te Durresit.
18 nëntor – E hene - ora 11.00 Marshim Kombëtar Mjedisor dhe Shëndetsor i Paqes, pa Armë Kimike në Shqipëri.
21 nëntor – ora 12.00 Salla e Muzeut Kombëtar, Konferenca mbi “ARMËT KIMIKE VLERË APO DËM NË SHQIPËRI”.
29 Nëntor – ora 12.00 Marshim Kombëtar, dhe qëndrim para Ambasadës Amerikane dhe BE-së.
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com