Dhuna dominoi sërish protestën e grupimeve kundër vaksinimit në Bruksel. Manifestuesit sulmuan me fishekzjarrë e sende të forta policinë që kishte ngritur barriera përreth rrugëve të qendrës për t’i penguar të sulmonin institucionet. Protestuesit kundërshtuan paketën e re të masave që hyri në fuqi të Premten, që ndër të tjera rikthen detyrimin e mbajtjes së maskave raportoi Reuters.
Vendi po përballet me shifrat më të larta të arritura ndonjëherë gjatë periudhës së pandemisë. Masa më të ashpra që ndëshkojnë kryesisht të pavaksinuarit hynë në fuqi këtë të hënë në Itali.
Gjoba nga 400 Euro e sipër marrin ata që hyjnë në ambiente të brendshme publike dhe nuk janë të vaksinuar, apo që nuk kanë një certifikatë Covid-19 dhe udhëtojnë me mjetet e transportit publik.
Hyrja në fuqi e kësaj mase shënoi rekord prej mbi 1 milionë e 300 mijë shkarkimesh të aplikacionit të certifikatës brenda 24 orëve në Itali.
Ndërsa qeveria austriake bëri publike detaje të ligjit të ri për vaksinimin e detyrueshëm të gjithë popullsisë që hyn në fuqi në Shkurt. Kush nuk vaksinohet, çdo tre muaj paguan 600 euro gjobë, që nëse nuk e shlyen brenda afatit, e paguan 6-fish.
Së fundmi edhe në Nju Jork është kërkuar vaksinim i detyrueshëm për punëtoret e kompanive private të cilët kanë mbi 100 punëtor. Kjo masë hyn në fuqi në 27 dhjetor dhe synon të mbajë nën kontroll pandeminë gjatë festave./GazetaExpress
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.5%
-
Jo
44.5%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 1381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A mund të bëhet BE-ja superfuqi ushtarake?
19 Mars, 09:34
-
Tragjedia me 59 viktima në Maqedoninë e Veriut/ Gjykata lë në qeli 14 persona të dyshuar si përgjegjës
18 Mars, 11:37
-
Tragjedia me 59 viktima/ Protesta tensionohet në komunën e Koçanit, qytetarët godasin me gurë godinën! Dëgjohen thirrjet: Vrasës dilni jashtë
17 Mars, 16:59
-
Augustin Palokaj: Vuçiçi po e humb mbështetjen në Serbi, por e ka mbështetjen e madhe ndërkombëtare
17 Mars, 10:27
-
Jo vetëm në Beograd, edhe opozita hungareze organizon protestë masive kundër Orbanit
15 Mars, 22:58
-
Beogradi në këmbë, sudentët kundër Vuçiçit, kërkohet dorëheqja e presidentit
14 Mars, 21:14
-
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd për të mbrojtur Aleksandër Vuçiç
14 Mars, 14:22
-
Skandali i korrupsionit me ‘Huawei’ në Parlamentin Europian, 4 të arrestuar dhe 15 eurodeputetë e ish-zyrtarë të dyshuar
14 Mars, 12:49
-
Skandal korrupsioni në Bruksel? Prokuroria belge heton eurodeputetët
13 Mars, 13:21
-
Urdhër- ndalimi për Dodik, analistja për Report Tv: Ka mbështetje të madhe nga Vuçiç! Ardhja e djalit të Trump në Serbi shihet si mbështetje e SHBA
12 Mars, 12:50
-
Von der Leyen: 'Përgjigje e fuqishme' ndaj tarifave doganore amerikane, BE del kundër
12 Mars, 09:07
-
Protestat masive në Serbi, studentët bllokojnë selitë e TV në Beograd dhe Novi Sad
11 Mars, 09:33