Protesta të dhunshme në Sri Lanka,7 të vdekur! Protestuesit i vënë flakën shtëpive të disa zyrtarëve

Protesta të dhunshme në Sri Lanka,7 të vdekur! Protestuesit i vënë flakën shtëpive të disa zyrtarëve

Pamje nga protestat ne Sri Lanka

Turmat e shumë protestuesve të zemëruar në Sri Lanka kanë djegur disa shtëpi që i përkisnin zyrtarëve në pushtet dhe deputetëve, pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit ditën e djeshme. Kryeministri dha dorëheqjen në valën e protestave masive kundrejt tij lidhur me trajtimin e krizës ekonomike nga qeveria e tij.

Dorëheqja e tij nuk arriti të qetësonte demonstruesit, të cilët u përpoqën të sulmonin rezidencën e tij zyrtare ndërsa ai ishte ende brenda. Shtatë persona kanë vdekur dhe më shumë se 190 janë plagosur që nga e hëna.

Shtetrrethimi në të gjithë vendin është zgjatur deri në mëngjesin e së mërkurës, ndërkohë që vazhdojnë thirrjet që presidenti Gotabaya Rajapaksa, vëllai i tij Mahinda që është Ministër i Financave të dorëhiqen, kërkesë kjo që vjen pas rritjes së çmimeve

Demonstruesit sulmuan mbështetësit e qeverisë, duke iu drejtuar gjithashtu dhe deputetëve të partisë në pushtet.

Protesta vazhdoi dhe gjatë natës  ku turmat e protestuesve në të gjithë vendin dogjën shtëpitë që i përkisnin Rajapaksas, ministrave dhe deputetëve të ndryshëm.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK