Ndonëse bojkoti i shpallur nga sindikata ka prekur shumë fakultete, në këtë shesh kjo nuk reflektohet. Madje, një numër ende më i vogël se një ditë më parë, i pedagogëve të universiteteve në Tiranë, u bashkua sot në atë që është shpallur si një protestë në mbrojtje të studentëve.

Nga sheshi i Universitetit Politeknik grupi marshoi drejt parlamentit. Në ballë të tyre spikasin figura të lidhura me Partinë Demokratike, si Aleksandër Biberaj.

Në qytetet e tjera të vendit, vetëm Universitetet në Korçë dhe Shkodër, si dhe një pjesë e vogël në Elbasan, i janë bashkuar thirrjes për bojkot.

Në fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan Noli” në Korçë këtë të enjte nuk u paraqit asnjë student. E njëjta panoramë me auditorë të boshatisura paraqitet dhe në fakultetet e tjera.

Përjashtim bën Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Natyore ku një grup studentesh zhvilluan mësim.

Një pjesë e pedogogëve të Korçës e kanë firmosur peticion e sindikatës por numri i sakte i tyre nuk është bërë publik.

Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër është i boshatisur, kurse në fakultetet e tjera, mësimi është zhvilluar pjesërisht.

Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve, Petër Saraçi tha se 80 për qind e pedagogëve kanë firmosur peticionin per bojktot.

“Nga kontrolli që kam bërë dje dhe sot 70-80 për qind e pedagogëve janë në bojkot. Janë 200 të brendshëm dhe mbi 100 të jashtëm. Një pjesë të fakulteteve procesi mësimor është bojkotuar edhe me parë nga studentët. Të kemi kujdes kjo është protestë e studeneve ne jemi në mbështetje. Duam të plotësohen kërkesat e tyre”, tha Saraçi.

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”në Elbasan, pjesa me e madhe e studeneve dhe pedagogëve kanë zhvilluar normalisht procesin akademik.

Ndërsa në Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër dhe Durrës nuk ka as bojkot, as protestë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:13
Sot në protestë si pedagog, ish-deputeti i PD kujton kohën në parlament: S’isha dakord me qeverinë e partisë sime! Me Ramën s’ka dialog (VIDEO)

 

Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD dhe sot një prej pedagogëve që merr pjesë në protestën para parlamentit, refuzon dialogun me kryeministrin Rama. Në deklaratën e tij, ai akuzon edhe deputetët për vjedhje, por nuk e mohon se këtë gjë e ka vërejtur edhe gjatë kohës kur ishte vetë në parlament gjatë kohës që qeveriste PD.

Një prej thirrjeve të tij kryesore është shkrirja e parlamentit.

“Shqipëria ka nivel intelektual të jashtëzakonshëm, të rinj e të reja të arsimuar në universitetet e botës. Pasuritë e shqiptarëve kanë përfunduar në xhepat e kriminelëve. Unë kam qenë vetë në parlament dhe s’kam qenë dakord me qeverinë, pavarësisht se ishte partia ku isha zgjedhur deputet. Këta janë deputetë pa karakter. S’ka më mision fisnik sesa të shkrihet ky parlament, i bëj thirrje presidentit. Nuk pranon asnjë mendim ndryshe. Nuk kemi çfarë të dialogojmë me të. Do të rrimë në rrugë derisa të realizohet kauza e studentëve. Rinia do ta ndryshojë këtë vend. Nuk e përjashtoj rrugën e dialogut, por s’mund të bëj dialog me një rrugaç”, tha Biberaj.

Ora 11:47
Policia vendos dy kordone pranë Kuvendit, grupi i pedagogëve ndryshon rrugën për t’iu bashkuar protestuesve (VIDEO)

 

Grupi i pedagogëve që u pengua t'i afrohej Kuvendit nga ana e Xhamisë së Namazgjasë ka vendosur të ndjekë rrugën e gjatë përmes bulevardit, tek Bashkia e Tiranës që t'u bashkohet protestuesve kryesorë.të mbledhur para godinës së Kuvendit, Ndwrkohw pwrveç kordonit pranë Xhamisë, policia ka krijuar një kordon tjetër mes ish selisë së PD dhe qendrës tregëtare tek rruga që të çon tek Kalaja e Tiranës. 

Marshimi është i qetë dhe pa incidente. 

Ora 11:30
Protestuesit kërkojnë të shkojnë te Kuvendi, policia vendos kordon në rrugën pranë Xhamisë së Namazgjasë (VIDEO)

 

Policia ka krijuar nje kordon ne rrugen qe te çon drejt Kuvendit pranë Xhamisë së Namazgjasë nderkohe qe disa protestues, mes tyre edhe pedagogët që u mblodhën tek Politekniku kërkojnë të kalojnë që siç thonë ata të shkojnë në mbështetje të studentëve që janë mbledhur tek Kuvendi .

Ora 11:08
Protesta tek Politekniku, përfaqësuesja e grupit të pedagogëve: Rama të largohet, qytetarët të vendosin me votë (VIDEO)

 

Dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare që të përgatisë zgjedhje të lira kërkon një grup pedagogësh që po protestojnë këtë të enjte në Tiranë. Një përfaqësuese e tyre deklaroi se grupi mbështet kërkesat e studentëve dhe kuzoi qeverinë për kostot e arsimit dhe gjendjen e shëndetësisë, ndërsa kërkoi një zgjidhje politike dhe institucionale për situatën në vend.

“Ne jemi sot në këtë shesh në mbështetje të kauzës tuaj, duke e bërë atë auditorin më të madh të leksioneve mbi demokracinë për të mbrojtur të drejtën për të zgjedhur lirisht dhe vendosur për qeverisjen e vendit. Ne si përfaqësues të 1700 pedagogëve që kanë firmosur deklaratën e Forumit të Dialogut Politik, jemi në mbështetje të kërkesave tuaja për një arsim cilësor, për të drejtën tuaj për të ardhmen e kombit, dorëheqjen e Edi Ramës i cili ju ka faturuar kostot më të larta arsimore në rajon, shëndetësi inekzistente dhe ju ka dhënë modelin më të keq të mundshëm si arsimohet punësohet dhe jetojnë të rinjtë në Shqipëri. Ndaj ne jemi këtu për të mbështetur kërkesat tuaja që kërkojnë një zgjidhje politike dhe institucionale për krizën që po kalon vendi. E përsërisim: dorëheqjen e Ramës, krijimin e një qeverie kujdestare me mandat të qartë dhe garanci institucionale për të përgatitur zgjedhje të lira e të besueshme. Pas kësaj janë qytetarët ata që duhet të vendosin se kush do ta qeverisë Shqipërinë. Qeveria përpiqet ta delegjitimojë këtë protestë duke e paraqitur si protestë huliganësh. Jo! Kjo është një protestë qytetarësh që kërkojnë të kthejnë besimin te vota dhe mundësia reale për të ndryshuar qeverisjen përmes zgjedhjeve. Qeveria mbrohet duke iu referuar 84 mandateve por ky numër nuk i jep përgjigje dyshimeve serioze për mënyrën se si janë fituar ato.  Kur ngrihen akuza për deformim të garës, përdorim të burimeve shtetërore dhe parasë publike, ndërhyrjen e krimit në zgjedhje këto akuza nuk mund të hidhen poshtë duke numëruar mandate. Ndaj ne kërkojmë sot një sistem zgjedhor të garantuar me konkurencë të ndershme, votë të lirë, baraz dhe institucione të paanshme që qytetarët të ushtrojnë sovranitetin dhe zgjedhin përmes votës kush do t’i qeverisë” tha përfaqësuesja e grupit të pedagogëve . 

Mes tyre ishte edhe kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, një vasal i deklaruar i Sali Berishës qw prej ditësh po përpiqet të marrë peng disa “pedagogë” për të mos dhënë mësim e për t’iu bashkuar thirrjeve të Berishës për të protestuar kundër qeverisë.