Protesta te Unaza e Re/ Veliaj: Nuk ka kthim pas, të vendosur kundër cdo rrugaçi

Veliaj u shpreh i vendosur për vijimin e projektit të Unaza e Re, pavarësisht protestave të një grupi banorësh që kanë banesat pa leje dhe kërkojnë dëmshpërblim të plotë. "Ajo që besoj është që mund të kemi mënyra sesi të implementojmë më shumë kalime këmbësorësh, por nuk ndryshon gjurmën, mmos ta mbajmë fokusin vetëm te makinat dhe tek një mur që i ndan në mes lagjet, port ë rikonceptojmë kalime, ose mbikalime për këmbësorët, ky ka qenë një shqetësim. Po unaza do vazhdojë në atë gjurmë, në atë sipërfaqe, pa asnjë kthim mbrapa. Disa politikanë mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi, por kush kalon e aty e sheh që ato jo vetëm që nuk mund të vazhdojnë në atë mënyrë, jo vetëm që trafiku s’mund të bllokohet në atë mënnyrë, kështu që unë besoj që pas zgjedhjeve fillon një ho vi r ii ndërtimit të unazës dhe bashkia do të shoë pak, sidomos çështjet e këmbësorëve, që në dallim nga pjesët e tjera të unazës, ku nejmi detyruar t’i shtojmë më vonë pjesët e këmbësorëve, të kemi mundësi edhe t’i implementojmë teksa vazhdon unaza, nuk ka asnjë kthim pas.

Kush ka prona do marri paratë, kush ka tokën do i jepet leje të ndërtojë, kush është komplet pa asgjë dhe ka ndërtuar nëj lavazh, një gomisteri, apo një objekt tjetër provizor dhe s’ka asnjë letër, nuk mund të marri paratë e taksave të shqiptarëve. Ama kush është nevojtar dhe ka pasur realisht shtëpinë, do i jepet nëj banesë sociale. Ju ftoj t’i vizitoni kush i mori banesat sociale dhe ia hapi rrugën unazës, jetojnë sot 100 herë më mirë sesa puseta ku kishin okupuar nëj hapësirë. Kemi të gjithë njerëzillëkun e nevojshëm për të ndihmuar nevojtarët, por edhe të gjithë vendosmërinë e nevojshme, për t’i shkuar projekteve deri në fund. Nëqoftë se sne do ishim tutur nga politikanët që kapin çdo projekt local si kal për beteja, s’do e kishim bërë Këndin e Lodrave. Pra nëse ne do të tuteshim nga ish-presidenti komik që kishim dhe merrej me kënde lodrash, atëherë s’do ishin bërë kurrë këndet e lodrave. Kush fitoi? Fituan kalamajtë, jo presidenti burrë. Kështu që në këtë sens do jemi gjithmonë me të drejtën, zmerëbardhë me nevojtarët, ama super të vendosur kundër kujtdo rrugaçi që pengon zhvillimin e qytetit dhe besoj ky qytet nuk e ul kokën kollaj, nuk e pranon bullizmin, kjo është arsyeja pse do jemi të shumtë, jashtëzakonisht të shumtë të shtunën në orën 11:00, te Sheshi “Nënë Tereza”, për “Tiranën që duam
" deklaroi ai.


Lajmi kryesor:

PD në zgjedhjet vendore? Veliaj: Të shohim se ç'do t'i thotë Moska


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja