Disa turiste me origjinë nga Irani i janë bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij një moment kur të rejat deklarojnë se kanë ardhur në Shqipëri për tu solidarizuar me qytetarët.
Rama shkruan se përveç aktivistëve, diasporës e besimtarëve të shitur, tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”.
Postimi i Edi Ramës
Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë
Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës
Rama i ka mëshuar faktit se protestat në Tiranë, që morën indicie nga investimi prej 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, janë nën influencën e propagandave të huaja, kryesisht nga Irani, Serbia e Greqia.
Së fundmi shteti shqiptar kanë shpallur si ‘person të padëshiruar’ për 15 vite Ikballe Huduti Berisha, e cila njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri.
Ndërkohë 3 ditë më parë, leximi i kërkesave të qytetarëve drejtuar Ramës e qeverisë, iu besua Dritan Goxhajt, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për regjimin iranian.
Lajmi kryesor:
Në protestën e Tiranës dhe adhuruese e regjimit iranian, Shqipëria shpall ‘non grata’ Ikballe Hudutin: Rrezik për sigurinë kombëtare! Rama i postoi foton me Ahmedinexhad
Komente











O rrush ne shesh jane le te themi 10.000 veta ti gjen 4 dhe i fut te gjithe ne nje thes. Po qevria jote qe ka 50 ministra dhe 20 i ka ne burg a eshte qeveri hajdute?
PërgjigjuDuhet te deportohen menjehere! Kontigjenti i pseudoprotestes! Profesioni Protestues neper vendet e Europes! Duhen pyetur kush ua ka paguar bileten?! Kokeboshet duan te rrezojne nje qeveri te.votuar nga shumica e shqiptareve 1 vit me pare!!!! Duhet te deportohen e te shpallen nongrata! Vijne ketu dhe bashkohen me ekstremistet islamike dhe i turren qeverise! Te mos u lejohet hyrja ne RSH!
PërgjigjuRame shpresoj ta kesh kuptu qe shiku fle gjum,gjum tull fare, pranej minimumi qe duet bosh hiqe ate caren e kosoves se nuk osht per ate pun e vej nji Rob tamom, Ka sa te dush shqipnia cuna pergatit per drejtora shiku.
PërgjigjuSi lejohen te kalojne kufirin tone iranianet kur ne nuk kemi marredhenie diplomatike me Iranin?
PërgjigjuSi pranohen agjentët nga Irani....është një vend që nuk kemi asnjë mardhënie dhe përveç agjenturës nuk vjen njeri tjetër...
Përgjigju