4 protestues nga 22 të arrestuar për dhunën që shpërtheu në protestën kombëtare të shtunën, u lanë në arrest shtëpie nga Gjykata penale e Tiranës.
Për 16 të tjerë, u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje” kurse 2 protestuesve u është ndaluar dalja jashtë shtetit.
Për të 22 protestuesit, gjykata i vlerësoi arrestimet të ligjshme.
Në arrest shtëpie do të qëndrojnë Valentin Lamçe, Dritan Zhilla, Mariglen Selini, Lorenc Bezati. Ndërsa i ndalohet dalja jashte vendit Xhuljan Minges dhe Klesti Fetiut.
Seancat u zhvilluan të ndara nga gjyqtarët Altin Abdiu dhe Sonjela Voskopi.
Protesta e së shtunës u karakterizua nga veprime dhune e sulme molotovësh drejt Ministrisë së Mjedisit e Teatrit të Kukullave. Sulmet u organizuan nga eksponentë të Partisë Demokratike që udhëzuan protestuesit për të hedhur gurë e lëndë të tjera piroteknike.
Përplasjet më të forta u regjistruan në sheshin ‘Skënderbej’, e më pas nisi marshimi gjatë të cilit u dogj një kioskë, u sulmua një bankë e nivelit të dytë dhe biznese.
-
Më në fund gjykata pas shumë shkatërrimeve e djegieve të pronës publike e private nga këta dhunues të verbër,këta got e ostrigotë të ditëve të sotme me kapuçë të zinj si nata në kokë,vendosi t’i quaj të ligjëshme arrestimet e këtyre bishave të egra që kërkojnë gjak.Këta janë ushtarët e Sali kriminelit që i ka shkaktuar mijra viktima shqiptarëve,që nga 1997-a e përfundo tek 21 janari 2011.Por më e forta është se ky vrasës i shqiptarëve akuzon policinë e sotme për dhunë,kur ai në një protestë ku nuk u thye asnjë xham i vetëm,jo më të digjeshin e qëlloheshin me gurë e bomba molotov policët dhe ministritë dha urdhër policëve të gardës për të qëlluar me fishek luftarak kundër protestuesve kur protesta kish mbaruar.Garda vrau 4 protestues me duar në xhepa dhe plagosi mbi 100 të tjerë.Merreni me mënd nqse protestuesit të vepronin si militantët e Saliut do ta kishte mbushur qendrën e Tiranës me kufoma.Ai deklaroi atë mbrëmje se po të kishin hyrë brënda gardhit rrethues të kryeministrisë mund të vriteshin edhe 300,bile do kisha dhënë urdhër për të vrarë edhe liderin e opozitës me snajper të cilët i kish vendosur në tarracën e godinës së kryeministrisë.Ky njeri i papërgjegjshëm me shpirt krimineli kundërshtoi prokurorinë për të kryer hetime rreth krimit të kryer nga garda duke u treguar tytat e automatikëve të ushtarëve të gardës.Pa pikë turpi e me një fjalor rrugaçi e quajti kryeprokuroren lavire bulevsrdi dhe presidentin rrugaç bulevardi.Me urdhër të tij u zhdukën provat e krimit,u fshinë nga serveri i kryeministrisë të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë,u mnlodhën gëzhojat e dala nga kallashnikovët e gardës etj pisllëqe të tjera.Bëni krahasimin me 21 janarin me protestën e të shtunës ku merrte pjesë grupi i militantëve të Saliut që dogji ministrinë e mjedisit dhe teatrin e kukullave për fëmijët.Besoj e kuptoni cinizmin dhe hipokrizinë e këtij njeriu pa dinë e imam që ngeli duke shpifur e dizinformuar.Si thoni ju që do lexoni këto që shkrova a ka sy e surrat Saliu të akuzoj për dhunë policinë e cila po përballet me dhunën e verbër të disa bastardëve që e kanë bër qëndrën e Tiranës si Kandahari në Afganistan dikur.Nuk kam parë barbarë të till si kapuçonët e zinj në Tiranë as në Paris e as në Milano.Prandaj Sali qepe e thyej xerkun,sepse u je bër shqiptarëve si burri i nënës(babaqafori).
Përgjigju





Komente
Komento