Një vajzë, Evanthi Pango, e pranishme në protestat e dhunshme që po zhvillohen prej 3 ditësh në Tiranë, është dëmtuar në kokë.

Dyshohet se ajo u dëmtua pasi një bombol e hedhur nga Policia për përhapjen e gazit lotsjellës i ra në kokë. Për shkak të gjakderdhjes së madhe, ajo u transportua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Fatmirësisht raportohet se Evanthi Pango ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore për momentin dhe në vëzhgim të vazhdueshëm nga mjekët.

Kujtojmë se protestuesit kanë hedhur sasi të mëdha gurësh dhe sendesh të forta në drejtim të institucioneve, bankave, bizneseve private dhe forcave të policisë. Kjo ka bërë që efektivët t'u përgjigjen me ujë e gaz lotsjellës.


Lajmi kryesor:

Protesta/ 12 orë kaos e shkatërrim në Tiranë! Sulm institucioneve, plaçkiten e digjen banka e biznese! Nuk kursehet as Teatri i Kukullave, 40 të lënduar