Protestat/ Rama: Opozita dhe Presidenti, orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodjanit! Prindërit e minorenëve të ruajnë fëmijët nga LSI
Protestat, Kryeministri Rama dhe Klodjan Rasha
Kryeministri Rama ka akuzuar opozitën dhe Presidentin Meta si orkestruesit e dhunës që sipas tij poshtëron kujtimin e Klodjan Rashës. Përmes një postimi të ashpër të rrjetet sociale, kryeministri shprehet se "Luli, Saliu, Iliri dhe Monika Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
"Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit,po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të Lulit Saliut IIlirit Monikës! Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!
S'kanë më njësi komunale për të mbushur autobuzë, e dinë që përveç turmës së tkurrur të militantëve s'i ndjek më askush dhe paguajnë lart e poshtë deri edhe minorenë, duke u kërkuar të thyejnë e djegin rrugëve të qytetit, që të thonë ja s'ka rend, s'ka siguri, s'ka shtet", shkruan Rama.
Kryeministri Rama ka reaguar ashpër edhe ndaj deklaratave të ish-Kryeministrit Berisha, i cili krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma. Në fund ai ka një thirrje për të gjithë minorenët që sipas tij po përdoren nga LSI.
"Dhe ndërkohë që polici fajtor del para gjykatës,ministri i brendshëm jep dorëheqjen(edhe pse aspak fajtor, po qytetar fisnik që njeh ndjesën), Saliu krenohet si ka vrarë e si do vriste akoma, Iliri akuzon policinë, Monika shpërndan gurët, Luli ha përshesh e pret të bëhet dhëndërr!
Thirrja ime për prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI është ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e me shtetin mbaron prapa hekurave", ka përfunduar mesazhin e tij Rama.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6502
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06
-
‘Studio Live’, vizita e Ramës në Selanik, Llalla: Vorio-Epiri jo term i vdekur, Greqia ka ende aktiv Ligjin e Luftës! Beleri dhe Dule kërkojnë ngritjen e statujës së ‘motrës epiriote’ në Athinë
4 Nëntor, 19:32
-
'PD nuk më duket në mosbindje civile, duhet të flasim për buxhetin', Pampuri në 'Studio Live': Arrestimi i Metës, për të bërës pis punën e SPAK
4 Nëntor, 17:40
-
Pas takimit me shqiptarët në Selanik, Rama për mediat greke: Keqinformim për pronat në Himarë! Keqardhje për zhurmën 'Beleri'! Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet me Greqinë
4 Nëntor, 15:18
-
PD jashtë komisioneve ku u diskutua buxheti, Spaho për Report Tv: S’ishte vendim politik, jemi të përjashtuar! Duam qeveri teknike për zgjedhje të lira
4 Nëntor, 14:57
-
Orban fton Ramën të enjten në Budapest! Hungaria mbështet ngritjen e kampeve jashtë BE
4 Nëntor, 14:54
-
Hapet Ura e Madhe në Kukës, merr pjesë në inagurim kryeministri Rama, pritet me këngë dhe valle! Planet me dron
4 Nëntor, 13:40
-
Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
4 Nëntor, 11:46
-
Dritan Hila: Pse Rama gjuan në portën pa portier
4 Nëntor, 11:09
-
Zaloshnja: PD-ja dhe votat e emigrantëve, kur kërkon të vësh vetulla, mund të nxjerrësh sytë
4 Nëntor, 09:05
-
Rama ndan video nga takimi me shqiptarët në Selanik: Frymëzim kuqezi
4 Nëntor, 08:50
SIMPATIZANTET E PD DHE TE LSI,,TE MOS PRISHIN TIRANEN ,,DUKE THYER KOSHA E SEMAFORE,,POR TE SHKOJNE NE SHTEPITE E SALIUT ,,BASHES,,METES DHE TI PLACKISIN KETO SHTEPI TE NDERTUARA ME PARATE E VJEDHURA TONA DERI NE RRAFSHIM,,SEPSE KETA JANE HAJDUTET QE JU KANE VJEDHUR PARATE KETYTRE TE RINJVE,,DHE ENDRRAT E TYRE../////
PërgjigjuKush e do ket vend jo demtimit te oficerve te polic duke i nxjer syte e duke i len invalid jo semaforve e biblotekave, muzeut kombetar, e objekteve te tjera te cilat lihen qelimisht pa mbrojtje per te indinjuar njerzit normal qe te shfrytzohen nga edi rama dhe erion velia per pushtet mos bini ne nivelin e diversantve jan taktika qe i kan mesuar nga partia punes. Drejt sarajeve Surelit ti vihet flaka qe te shifet jo nga Tirana po nga Dursi Elbasani dhe Fushkruja shkrumb e hi sarajeve te pushtetit jo Tiranes shkaktarve te situates te cilet duan te fitoj poshtersisht politikisht tju vihet kemba ne fyt.
PërgjigjuVete i inkurajove dje se bashku me kryebashkiakun. Ju the qe jane normale dhe te kuptueshme protestat. Sot qe po sheh qe gjithe Tirana po i shan alabakt dhe shurraket dhe njerezit jane xhindosur po na ben kaposhin per te mjel edhe ca dit kete muhabet. Dil mbro policin tend mos e shit per politike. Polici eshte hero i lumte dora.
PërgjigjuO ti me kte polici esht hero tu q.... ter rropt e shpis edhe fmit po pate
Shpifje,Genjeshter,shpifje,shpifjeeeeee.
PërgjigjuNuk te shpeton me as shoku jot president as shoket e tjere mafjoze. Po e kupton edhe ti edhe ata shoket e tu "opozitare" se nuk keni me vend ju ne shtetin shqiptar. Pergatitu per ne gjykate mafjoz
PërgjigjuE tha me ze dhe me figure presidenti vandal, ishte i ftuar ne zone e lire te arjan cani dhe tha: une i kam pergatitur levizjet e mia!!! Dhe kur e pyeten se kush ishin ato levizje ato plane te presidentit i tha nuk i tregoj tani do i bej kur ti vi momenti!! Dhe ja momenti mesa duket paske qene ky, nje plan i stisur deri ne detaje qe kur te ndodhe nje fatkeqesi te ngrihemi me huligane ne menyren me te shpejte per te shkatrruar dhe djegur madje dhe vrare. Urojme qe mos kete plane te tjera se tashme dihet se kush i realizon. E keni te kote dhuna ka vetem nje emer dhe je ti Ilir meta bashke me Sali berishen. Populli ju njeh mire per fatin tuaj te keq.
PërgjigjuPopulli te ruhet nga LSI...parti qensh....
PërgjigjuMos valle polici veproji i shtyre(aksidentalisht),po perseritet 98. Ruajna o zot nga dashnoret e pushtetit.