Protestat e Ilir Metës në kohën e koronavirusit

Protestat e Ilir Metës në kohën e koronavirusit

Ndërkohë që e gjithë bota, në alarm për epideminë e koronavirusit, i bën thirrje popullatës të shmangë qendrimin në grup, mbyll stadiumet dhe madje ndalon frekuentimin e lokaleve publike dhe shkollave për të evituar ngjitjen, presidenti i Republikës Ilir Meta shpall një fushatë protestash në shesh në të gjithë Shqipërinë. Tubimet në shesh janë ndaluar këtë periudhë në shumë vende perëndimore, pikërisht pasi konsiderohen si një vatër e mundshme e transmetimit të sëmundjes. Në fakt, koronavirusi përhapet nëpërmjet afërsisë fizike të njerëzve, që mund të preken nga pikëza të vogla pështyme të një personi të infektuar. Duhet të sqarohet se personat e infektuar mund të jenë krejtësisht të shëndoshë, domethënë mund të mos shfaqin asnjë shenjë të sëmundjes, e megjithatë mund t’ua ngjitin atë të tjerëve.

Në mënyrë të pabesueshme, Shqipëria nuk është prekur ende nga koronavirusi, por vetëm në kuptimin që asnjë nga 49 rastet e analizuara deri tani nuk ka rezultuar pozitiv tek tamponi. Kjo natyrisht nuk mund të përjashtojë faktin që përrreth të ketë persona të sëmurë, të cilët nuk shfaqin shenjë të sëmundjes, por gjithsesi mund ta transmetojnë virusin. “Koronavirusin e gjen po ta kërkosh” përsëritin epidemiologët italianë, ndërkohë që përpiqen të shpjegojnë përse në Itali ka më shumë raste se në Francë e në Gjermani për shembull: pasi Italia ka bërë shumë më tepër analiza se sa ka bërë Franca dhe Gjermania. Ja pse popullata, pavarësisht nga rastet e zbuluara, duhet të zbatojë kudo masa parandalimi, duke shmangur vendet me shumë njerëz të tjerë dhe të bëjë një jetë sa më të izoluar që të mundë. Po a përshtatet kjo masë parandalimi me ftesën për t’u grumbulluar në sheshe për të ulëritur parulla në mbrojtje të Ilir Metës?

Opozita shqiptare, mbi të cilën mbështetet Ilir Meta për të organizuar protestat, madje e ka akuzuar qeverinë se fsheh raste të koronavirusit dhe se nuk bën asgjë për të parandaluar përhapjen e epidemisë. Por ndërkohë vetë opozita organizon grumbullime të njerëzve në sheshe, duke shkelur një nga rregullat parandaluese që zbatohen këto ditë në të gjithë botën.

Duke marrë në konsideratë situatën në botë dhe frikën se koronavirusi mund të dalë edhe në Shqipëri, thirrja e Ilir Metës për të mbushur sheshet me militantët e tij për të protestuar, në këtë moment të veçantë duket si një thirrje e papërgjegjshme. Natyrisht një president ka gjithë të drejtat që të vazhdojë fushatën e tij politike, por do të bënte mirë që, të paktën këto javë paqartësie, ta bënte atë në media e në Facebook, duke shmangur organizimin e tubimeve, që rrezikojnë të kthehen në vatra sëmundjeje.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 10/04/2020 00:09

    Ne bote po qarkullon Koronavirusi ne Shqiperi qarkullojne disa lloje virusesh si psh Salivirusi Bashovirusi Likevirusi Monikavirusi qe jane viruse shume me te rrezikshem se Koronavirusi

    Përgjigju
  • Berat Çelepias: 04/03/2020 15:18

    Te ndalohen me ligj. Te lejohen vetem kongreset. Wtf

    Përgjigju
    • Panajot: 04/03/2020 16:11

      Te drejt ke

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja