Protestat/ Ish-ministri Lleshaj në 'Kontrast': Krizës ndërkombëtare të mos i shtojmë një të brendshme, s'mund ta pësojë vetëm një shtresë e shoqërisë, të gjithë do të humbim diçka

I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ të Report TV, ish-ministri Sandër Lleshaj tha se krizës ndërkombëtare që ka prekur edhe Shqipërinë nuk i duhet mbivendosur një krizë e dytë, e brendshme. Lleshaj u shpreh se kostot që prodhon kriza nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të vetme të shoqërisë ndaj të gjithë duhet të përgatiten për të humbur diçka nga ‘portofoli’ i tyre.

“Nuk duhet të lejohet të mbivendoset një krizë e dytë. Sepse nëse krizës ndërkombëtare i mbivendoset një krizë e brendshme, pasojat do të ishin shkatërruese. Ekonomia që kemi përqafuar në vitet `90 nuk është ajo e Adam Smithit, por e një shteti sociale. Nuk kemi kërkuar një ekonomi tregu të egër dhe për të mbrojtur të dobëtit janë krijuar mekanizmat sociale. Është në rëndësi të madhe që para se ta ngresh turmën përballë policisë, të merren masa për të ndaluar një krizë të dytë. Kosto që prodhon kriza ndërkombëtare nuk mund të shkarkohen në supet e një shtrese të caktuar. Duhet të humbim të gjithë në proporcion, edhe të pasurit, edhe të varfërit, edhe qeveria e të tjerë. Pra kërkohet një paketë e madhe masash” – tha Lleshaj për Report TV.

Në lidhje me nismën e Kryeministrit Edi Rama, për të ngritur Bordin e Administrimit sa i përket çmimeve të karburanteve, Lleshaj u shpreh:

“Komiteti është një hap i duhur, por duhet një plan i madh. Kryeministri me të drejtë thotë jemi në luftë. Vërtetë s’jemi në vijën e parë të frontit, por jemi në luftë. Në kushtet e luftës gëlojnë spekulantët që duan ta shumëfishojnë pasurinë dhe historia e ka provuar këtë”.

Ish-ministri i Brendshëm theksoi se nuk përjashtohet mundësia që protesta të tilla të përdoren nga palë të treta si forcat politike etj. Lleshaj tha se nëse krizës i mbivendoset fatura, kosto do të bëhet e papërballueshme.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve që të protestojnë kur mendojnë se standardi i tyre cenohet. Unë shoh që në protestë ka një brendi, por nuk përjashtohet që këtyre protestave u bashkangjiten interesa të treta. Në një kohë që skena i duhet lënë Putinit në aventurën e tij, kjo hapësirë e lajmeve të zëvendësohet me këto protesta, nuk është gjë e mirë. Formula e vetme për mua në këtë situatë është që të gjithë të humbin diçka. Sepse po u mbivendos fatura do të bëhet e papërballueshme”.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Llapallapa: 12/03/2022 17:35

    Pse nuk iken tja thoi njerzeve ne rruge keto fjale, Shqiptaret njerzit me te pa fat ne bote kane jetuar me minimumin e nevojshem me i fjal gjithmon ne krize,keshtuqe nuk ke ça ulet me,ne si popull duhet ti heqim nje here e per gjithmon keto parazite qe na kane stermunduar pa limit

    Përgjigju
  • Bardhi: 11/03/2022 22:15

    Nuk e kupto kush i jep akses nje deshtaku servil si puna ktij te flase per gjera qe as nuk di dhe as nuk ka kapacitet ti kuptoje. E jo me te jape mend per to.

    Përgjigju
  • ZHURDULL KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 11/03/2022 21:07

    Populli shqiptar populli më i zgjuar i Ruzullit Toksor. Kriza e karburanteve dhe e çmimeve është në gjith Botën e asnjë nuk proteston. Po Ktu nuk meret vesh se çfar kërkojn kta njerëz Idjot. Po pse shteti i ve çmimet ? A keni votu sistemin kapitalist ? Po tani çfar doni apo petlla nga qelli.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë