E pyetur mbi protestat që zhvillohen në Tiranë prej 45 ditësh, Komisionerja për Zgjermin e Bashkimit Europian, Marta Kos, tha se ato nuk ndikojnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sipas Kos, qeveria shqiptare ka demostruar gatishmëri të plotë për forcimin e mbrojtjes së mjedisit kohë para nisjes së protestave.
“Mbrojtja e mjedisit është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Para se të nisin protestat, kishim rënë dakord me qeverinë shqiptare që të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe për investimet strategjike. Procesi i anëtarësimit është në vazhdimësi. Kapitulli 27 është më kërkuesi, dhe jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti se Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin”,- tha Marta Kos.
Lajmi kryesor:
Integrimi/ Mbyllen 3 kapitujt e parë! Rama për Zvërnecin: Çdo gjë në përputhje me KE! Kos: Shfuqizoni ligjin për zonat e mbrojtura! Kryeministri: E përshtasim me BE










