Zef Brozi, ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka komentuar denoncimet gjatë ditëve të fundit të Qeverisë, se në protestat që po zhvillohen në Tiranë po marrin pjesë spiunë dhe njerëz të lidhur me aktivitetin terrorist të Iranit.
Përmes një reagimi për Report Tv, Zef Brozi ka thënë se pavarësisht denoncimeve nga qeveria, këta ‘spiunë dhe terroristë’ po vijojnë të jenë të lirë.
Brozi shkruan gjithashtu se institucionet shtetërore kanë detyrimin për të mos i lënë spiunët e terroristët të marrin pjesë në protesta dhe të shëtisin të lirë në Shqipëri.
Pavarësisht se folësit në protestë duhet të kenë lirinë e të shprehurit, sipas Brozit, nëse ata abuzojnë me të, nuk duhet të lejohen që të flasin sërish herë tjetër.
Reagimi i Zef Brozit:
Qeveria këto ditë po denoncon spiunë e terroristë, por i lë të lirë!!!
Shteti e ka detyrim të zbulojë, hetojë e ndëshkojë sipas ligjit spiunët, terroristët dhe këdo që mbështet e propagandon terrorizmin.
Kur pushtetarët i denoncojnë këta persona vetëm për t’ia bashkëngjitur ato/ata protestës, jo vetëm që bëhen të pabesueshëm, por në fakt u bën nder të denoncuarve duke i ndihmuar ato/ata që të mos përgjigjen para drejtësisë.
Në një protestë qytetare ku marrin pjesë mijëra vetë, seicili pjesëmarrës mund të flasë lirshëm, pa iu miratuar më parë fjalimi, sikurse ndodh në protestat partiake të molotovistëve dhe e zjarrvënësve e shkatërrimtarëve. Prandaj edhe në protestat e rinisë në Tiranë jo çfarë thotë çdo folës përfaqëson programin a frymën e protestës. Me sa di kordinatorët e protestës e kanë shprehur publikisht disa herë këtë dhe janë distancuar nga cdo fjalim e veprim i tillë.
Por kur ka folës që abuzojnë me lirinë për të folur në protestë, ato/ata nuk duhet të lejohen të mbajnë fjalim herë të tjera në atë protestë.
Ndërsa institucionet shtetërore kane edhe detyrimin për të mos i lënë spiunët e terroristët të marrin pjesë në protesta dhe të shëtisin të lirë në Shqipëri, madje edhe të futen brenda ambasadës së Izraelit dhe të heqin flamurin.
Zef Brozi
Uashington, DC
24 Qershor 2026
Komente











PO KUJT JA THUA.
Përgjigju