Protestat në vend, Zusi në Report Tv: Çmimet pritet të rriten sërish! Gështenja: Produktet e shportës të papërballueshme! Aktivisjta:Qeveria të heq dorë nga shpenzimet e luksit

Kryetari i Shoqatës së Eksportuesve Alban Zusi tha në Report Tv tha se ekonomia e vendit është në koma dhe çmimet pritet të rriten në vazhdim, megjithatë nuk është një situatë pa zgjidhje.

Ai shtoi se qeveria duhet të heqë fillimisht paratë e domosdoshme për të mbajtur "në këmbë" strukturat e shtetit, ndërsa paratë e tjera duhet të shkojnë në duart e shqiptarëve.

"Ekonomia është në gjendje kome. taksat e produkteve duhet të shkojë 0%. produktet si karburanti që nuk është Qeveria duhet të mbledh taksa sa për të mbajtur ushtrinë, armin dhe shëndetësisë. Asnjë taksë tjetër nuk duhet të lihet në duart e qeverisë, por qytetarëve. Rritja e çmimeve nuk ka arritur majën e vetë, do të rritet më tej. Çdo ditë na vijnë 2-3 njoftime nga furnitorët tanë për rritje çmimesh. Lufta po impakton. Qeveria ka përgjegjësi, duhet ta kuptonte pak më shpejt këtë situatë. Situata është e rëndë, por ka zgjidhje. Qeveria dha një shenjë sot, mblodhi përfaqësuesit e bizneseve. Nuk mund të heqim më para nga duart e qytetarëve dhe bizneseve. Pasi kemi hequr paratë e domosdoshme për të mbajtur strukturat e shtetit në këmbë, të gjitha paratë e tjera duhet çuar në dispozicion të qytetarëve.", u shpreh ai.

Në studion e "Pa Protokoll"  me gazetaren Anduela Ndreu ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja i cili siç ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar nga qytetarët në kryeqytet, ku edhe u përplas me policinë. Sipas tij inceneratorët janë një abuzim dhe se ato duhet të ishin përdorur në të mirën e qytetarëve. Gështenja tha se rritja me 30% e produkteve të shportës e bëjnë situatën për ta të papërballueshme.

"Unë kam qenë që nga dita e parë në protestë, jam përfshirë si qytetar. Kjo qeveri bën gjithçka për të ndaluar këtë protestë. Zgjidhja është largimi i qeverisë. Ka një pjesëmarrje e madhe në protestë, Rama nuk do ia dali me manovrat e tij, që po mundohet të përcjell sikur do të monitorojë situatën. Qeveria duhet të marrë masa, të heq taksat. Atë të qarkullimit psh, siç e kanë të gjitha vendet e rajonit. Rritja e çmimeve është bërë në mënyra katastrofike. Çmimet e produkteve të shportës është rritur me 30%, është e papërballueshme. 430 milionë euro, ne skemi thënë që janë vjedhur, ne kemi thënë që është abuzuar me to. 26 milionë euro të gllabëruar për inceneratorin  Elbasanit, që ende nuk është vënë në fundkion. As ai i Fierit nuk është vënë në punë. Këtu është abuzimi dhe korrupsioni. E keqja fillon sot dhe në vazhdim. Qytetarët e Elbasanit, Fierit, Durrësit, Tiranës, do të paguajnë më shumë taksa për pastrim sepse inceneratorët do të punojnë me humbje. Nëse ato do të mirëmenaxhoheshin me paketa mbështetje për qytetarët dhe bizneset, kjo krizë do të ishte tejkaluar.", tha ai.

Aktivistja Edlira Çepani tha se këto tre ditët e protestës së qytetarëve kanë pasur impakt, pasi ka pasur reflektim dhe çmimi i naftës ka rënë. Ajo tha 29.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve shfrytëzohen për transportin e ministrave dhe se një gjë e tillë nuk mund të vazhdojë më.

"Organizimet e shoqërisë civile bëhet përmes rrjeteve sociale. reagimi i madh qytetar tregon se problematika është e gjerë dhe e shtrirë në të gjitha shtresat e shoqërisë. në protesta kanë dalë taxistët, per5sona me aftësi të kufizuar, kanë dalë studentët, fëmijët. Të gjithë na prek e njëjta problematik. Protesta ka pasur feedback. Nuk ka reagim që nuk sjell reflektim! 29.2 milionë euro paguajmë ne përmes taksave për transportin e ministrave. kjo nuk duhet të vazhdojë. Ka hapësira për ti bërë të gjitha masat që po kërkon qytetarët. Minimumi që mund të bëjmë është të shkojmë në nivelin e çmimeve të rajonit. Nëse shteti ul shifrat e abuzimeve, nëse ul shpenzimet luksit, nëse ul numrin e PPP-ve ka plot para që sot t'i dedikohemi kësaj krize.", u shpreh aktivistja.

Analisti Leonard Karaj e cilësoi këtë protestë si atë të bukës.

"Kjo është protesta e bukës dhe një gjë e tillë Rritja e çmimet të karburanti është abuzive. Kush do të marrë përgjegjësinë për këtë? Do të bëhet hetimi, do të rezultojë se për rritjen e çmimet të naftës brenda natës kanë abuzuar, pro qytetarët për një javë e kanë paguar me këtë çmim. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë? Mund të dali ministrja të japë dorëheqjen, por kjo nuk do të ngopë asnjë.", tha ai.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 12/03/2022 10:37

    Kjo aktivistja pse kerkon doreheqjen è qeverise apo se eshte gruaja è gerti bogdanit te PD? Pra kko proteste ka prapavije politike... Pse nuk doli kjo aktiviste ne protesten kunder luftes ne ukraine???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen