Autoritetet e Hong Kongut kanë nisur pastrimin e kampit të protestave kur prej më shumë se dy muajsh mijëra të rinj protestuan për demokraci. Autoritetet paralajmëruan protestuesit për të braktisur vetë këtë demostratë masive, por shumë kundërshtuan dhe vendosën të qëndronin.
 
Ky akt shihet si fundi i demonstratës më të madhe të realizuar nga të rinjtë, pasi me rënien e numrit të pjesëmarrësve nga dhjetëra mijëra në qindra, policia e ka më të lehtë largimin e tyre. Urdhri për pastrimin e zonës Admiralty ishte paralajmërimi i fundit nga ana e forcave policore të Hong Kong-ut, pas të cilës kërcënoi për përdorim të dhunës dhe arrestime për të gjithë ata që do të kundërshtonin.
 
Shumica e protestuesve, ndonëse një pjesë duke kundërshtuar, u larguan nga kampi ku prej kaq kohësh demonstruan duke bllokuar rrugët e qytetit me tenda e barrikada.
 
Mijëra protestuesit kryesisht studentë e të rinj kërkojnë nga Pekini votime të lira për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2017-të për liderin e vendit. Kina zyrtare thotë se çdokush mund të votojë por një komitet pro-Pekinit do të bëjë përzgjedhjen e ndarjen e kandidatëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)