Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme, duke ndarë edhe një fotomontazh me pamje protestash nga disa vende të Europës, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Shqipërinë.
Rama thekson se protesta është një e drejtë, ndërsa dhuna është krim, duke paralajmëruar se protestuesit që nuk distancohen nga aktet e dhunës do të mbajnë përgjegjësi financiare njësoj si autorët e tyre.
Kreu i qeverisë shprehet i gatshëm për dialog pa kushte, në çdo kohë dhe vend, por vijën e kuqe e ka të qartë, jo me dhunuesit dhe partitë që i mbështesin.
“Protestat janë një e drejtë, ndërsa Dhuna është KRIM dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik. Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike. Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata. Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre. Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”, shkruan Rama.
.Në një postim të mëpasshëm Kryeministri ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, duke garantuar se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. Por ftesën e ka shoqëruar me një kërkesë të drejtpërdrejtë: organizatat të distancohen nga dhuna gjatë protestave, zjarrvëniet ndaj institucioneve dhe keqpërdorimi i të miturve.
Reagimi vjen pasi mbi 20 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse, të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi.

Kryeministri Edi Rama ka ftuar organizatat e shoqërisë civile të marrin nismën për dialog mes qeverisë dhe protestuesve, duke garantuar se është i gatshëm të ulet në bisedime në çdo kohë, në çdo vend dhe pa kushte. Por ftesën e ka shoqëruar me një kërkesë të drejtpërdrejtë: organizatat të distancohen nga dhuna gjatë protestave, zjarrvëniet ndaj institucioneve dhe keqpërdorimi i të miturve.
Reagimi vjen pasi mbi 20 organizata të shoqërisë civile u bënë thirrje përfaqësuesve të politikës dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse, të krijojnë hapësirë për dialog dhe të mbrojnë të drejtën e protestës paqësore, jetën dhe dinjitetin e çdo personi.
“Respektimi i të drejtës së protestës paqësore. Mbroni jetën dhe dinjitetin e çdo personi. Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik”, thuhet në tekstin e firmosur nga organizatat, mes të cilave janë Civil Rights Defenders Shqipëri, SCiDEV, Rrjeti AWEN, BIRN Albania, Citizens.al, Qendra Amfora dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.
Rama ka publikuar në Facebook një pjesë të deklaratës së tyre, duke u kërkuar të japin vetë shembullin e dialogut. Në të njëjtën kohë, ai ka mbrojtur qëndrimin e policisë, duke argumentuar se protestuesit paqësorë rrezikohen nga personat e dhunshëm dhe jo nga forcat e rendit.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty.
E ndërkohë distancohuni qartë nga dhuna, gurët, zjarrvënia e institucioneve, keqpërdorimi i të miturve, që të ndihmoni kësisoj edhe protestuesit paqësorë të ushtrojnë të drejtën e tyre, e cila nuk rrezikohet nga policia po nga dhunuesit që i prijnë maskaradës pseudo-studentore.
Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore - nga dhunuesit në krye të protestës!
Ta mbrojmë të gjithë bashkë jetën dhe dinjitetin e çdo personi - nga dhuna dhe manipulimi!
Asnjë jetë nuk duhet vënë në rrezik dhe asnjë lojë nuk duhet bërë me jetën e vendit.
Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte.”
Kryeministri Edi Rama ka shprehur respektin për efektivët e Policisë së Shtetit për punën gjatë ditëve të protestave të dhunshme në kryeqytet, të cilat i quan "ditë agresioni mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian".
Në rrjetet e tij sociale Rama postoi një video ku shfaqet i rrethuar nga efektivë të Policisë së Shtetit, me të cilët zhvillon një bashkëbisedim, ndërkohë që kolona zanore është “The Best” e Tina Turner,
Përmes postimit Rama u kërkon policëve të tregojnë durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë, por të veprojnë me forcë ndaj personave të maskuar që hedhin gurë dhe u vënë flakën objekteve.
"Respekt dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian. Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë. Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar" shkruan Rama,









