TIRANE - Një “protestë-homazh” u zhvillua paraditen e sotme përball Kryeministrisë nga ana e Shoqatës së të larguarve nga Administrata në nder të 5 të vetëvrarëve me motivacionin, sipas pretendimeve të kësaj shoqate, largimin nga puna.
Të pranishëm përveçse anëtarëve të kësaj shoqate ishin dhe familjarët e 5 personave të vetëvrarë gjatë muajve të parë të këtij viti. Në shkallët e kryeministrisë u vendosën fotot e të ndjerëve, u ndezën qirinj e u lanë dhe lule në shenjë përkujtimore.
Arsyeja pse kjo “protestë-homazh” u krye përball Kryeministrisë sqarohet nga vetë Kryetarja e të larguarve nga administrata Nertila Qafzezi.
“Pesë persona u vetëvranë për shkak të arbitraritetit të qeverisë, që i largoi nga puna. Revanshi i kësaj qeverie i detyroi ata të vetëvriteshin, pasi u larguan nga puna padrejtësisht.” –u shpreh për mediat Qafzezi.
Emri i Shoqatës i të larguarve nga Administrata u lakua shpesh në media e në prononcimet e opozitës pas një greve urie 15 ditore të po kësaj shoqate përpara kryeminstrisë.
Grevistët pretendonin se ishin larguar me pa të drejtë nga puna, por nuk morën asnjë përgjigjie nga kryeministri Rama dhe vendosën ta mbyllnin grevën në limitet e qëndresës njerëzore duke u kënaqur vetëm me përkrahjen konstante të opozitës dhe me vëmëndjen që u dha komisioneri për zgjerimin e BE, Stefan Fyle.
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com