PRISHTINE - Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron protestë edhe në Prishtinë, kundër deklaratave të ministrit serb, Aleksander Jabllanoviqit.
Në komunikatën e dërguar për protestën e dytë që u mbajt me këtë qëllim në Gjakovë, ata thonë se e ardhshmja do të jetë në Prishtinë.
E kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga radhët e këtij subjekti politik, thotë se u ndje krenar me protestën që u mbajt të shtunën në Gjakovë.
Edhe ai thotë se Prishtina i mirëpret të gjithë ata që protestuan në Gjakovë.
"Në protestën e radhës Prishtina ju mirëpret", ka shkruar ai.
Në këto protesta po kërkohet shkarkimi i Jabllanoviqit i cili fyeu nënat e të zhdukurve e edhe gjithë qytetarët e Kosovës.
Protestat në Gjakovë u mbajtën të organizuara nga OJQ "Thirrjet e Nënave" dhe Lëvizja Vetëvendosje. /ATSH/