Shoqëria civile dhe ambjentalistët kanë protestuar para Kryeministrisë kundër ndërtimit të pallatit 13-katësh tek Parku i Liqenit. Protestuesit kanë kërkuar nga Kryeministri Edi Rama që kufijtë e Parkut të Liqenit Artificial të mos preken. Sazan guri u shpreh se për këtë ndërtim nuk janë pyetur as ekspertët dhe as inxhinierët.
“Nuk e dimë se kush është sot kryetar bashkie, Erion Veliaj merret vetëm me punë komunale. Ne i themi kryeministrit mos luaj me kufijtë se do të digjemi të gjithë”, tha Guri.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile u shprehën se do të vazhdojnë protestat. Gjithashtu ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestave.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com