Beogradi 'mpihet' nga protesta masive kundër Vuçiç dhe qeverisë së tij! Studentë nga 50 fakultete bashkë kundër presidentit serb

Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e Beogradit, protestuan të dielën në Beograd për të kërkuar llogaridhënie për shembjen e strehës në stacionin e trenit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 njerëz.

Rrugët afër sheshit Slavija në qendër të Beogradit u mbyllën për qarkullimin e automjeteve derisa mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar, duke e mbushur sheshin dhe pjesët përreth tij. Protestës së studentëve iu bashkuan edhe fermerë, aktorë dhe mësimdhënës.

Demonstrata filloi pasdite me 15 minuta heshtje për viktimat e shembjes së strehës muajin e kaluar, ku humbën jetën 15 njerëz dhe u lënduan rëndë dy të tjerë. Shumë nga pjesëmarrësit ndezën dritat e telefonëve të tyre mobil dhe i mbajtën lart.

Organizatorët kërkuan nga Qeveria t’i gjejë dhe t’i ndjek penalisht të dyshuarit që sulmuan demonstruesit gjatë protestave që përshkuan Serbinë në ditët pas shembjes së strehës.

Organizatorët gjithashtu kërkuan lirimin e aktivistëve të ndaluar gjatë protestave të mëparshme dhe shfuqizimin e procedurave ligjore kundër tyre.

Serbët kanë protestuar rregullisht për aksidentin në Novi Sad për të kërkuar llogaridhënie.

Disa nga protestat u shndërruan në dhunë, por nuk u raportua për dhunë gjatë demonstratës në Beograd më 22 dhjetor.

Shembja e strehës është shndërruar në ngarkesë politike për presidentin Aleksandar Vuçiç, pasi më shumë se 50 fakultete akademike në katër universitete shtetërore, zyrat e disa rektorëve të universiteteve dhe dhjetëra shkolla të mesme janë bllokuar në solidaritet me protestat.

Studentët gjithashtu kanë marrë pjesë në protesta ditore, duke e bllokuar trafikun për 15 minuta në qytete të ndryshme të Serbisë.

Aksidenti ndodhi pasi stacioni i trenit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit nga një konsorcium i katër kompanive i udhëhequr nga Kina. Hekurudha e Serbisë ngul këmbë se rinovimi nuk përfshinte strehen prej betoni, por disa ekspertë e kundërshtojnë këtë.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad njoftoi më 21 nëntor se 11 persona u arrestuan pasi u gjetën përgjegjës për shembjen.

Mes tyre ishin ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, dhe ish-drejtoresha e Infrastrukturës Hekurudhore, Jelena Tanaskoviq.

Ata rrezikojnë deri në 12 vjet burgim nëse shpallen fajtorë për akuzat për kryerjen e veprave penale kundër sigurisë publike, rrezikimin e publikut dhe punime të paligjshme ndërtimi./ REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:45
Protesta në Beograd kundër Vuçiç, ministria e Brendshme serbe: Morën pjesë afro 29 mijë qytetarë

1734903991_2156025.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë pretendon se në protestën e zhvilluar këtë të dielë në Beograd kanë qenë të pranishëm 28.000 deri në 29.000 qytetarë.

MPB thotë se tubimi i sotëm publik në Beograd ka filluar rreth orës 15:15 dhe në kulmin e tij, në orën 16:40 kanë qenë të pranishëm nga 28.000 deri në 29.000 qytetarë.

Sipas deklaratës së ministrisë serbe, protesta ka përfunduar pa incidente të mëdha dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Ora 21:18
Serbi/ Protestuesit dhunojnë qytetarin që mbante flamurin e Bashkimit Europian (VIDEO)

Protesta mbarëpopullore që ‘mpiu’ Beogradin këtë të diel ka shënuar një incident, që u theksua nga mediat serbe.

Në një video, duket se një grup i vogël protestuesish konfliktohen me njëri tjetrin për shkak të pranisë së një flamuri të Bashkimit Europian.

Ora 20:37
FOTO+VIDEO/ Mijëra protestues kundër Vuçiçit ‘derdhen’ në sheshin Slavija në Beograd

Mijëra protestues, të revoltuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe qeverinë e tij mbushën sheshin Slavija në Beograd.

Protesta e organizuar nga studentët dhe sindikatat e fermerëve, është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkon përgjegjësi për shembjen e çatisë së stacioni hekurudhor në qytetin verior të Novi Sadit, që ka pas vetes 15 të vdekur me një nëntor.

 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 22/12/2024 22:49

    Kujt i plasi raku per kta sllavet e karpateve. Akoma nuk ja shuar. Se kuptoj pse ben kaq lajm kjo gje

    Përgjigju
  • eno: 22/12/2024 22:02

    Era e ndryshimeve po vjen ne Ballkan, tashme radha e Bablokut tone ta terheq me vete Sivllau i tij Vuçiçi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit

Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit