Protestë ne Bruksel kundër kufizimeve të pandemisë! Omicron izolon Holandën, Rutte: Masat të pashmangshme

Protestë ne Bruksel kundër kufizimeve të pandemisë! Omicron izolon Holandën, Rutte: Masat të pashmangshme

Protestë në Bruksel

Rikthimi i kufizimeve të pandemisë për të frenuar përhapjen e variantit Omicron të Covid 19, është pritur me kundërshtime dhe protesta në disa shtete evropiane. 

Qeveria holandeze ishte e para që vendosi një izolim të ri mbarëkombëtar që hyri në fuqi këtë të dielë. Kryeministri Mark Rutte tha se të gjitha dyqanet, lokalet dhe restorantet jo thelbësore në Holandë do të mbyllen deri më 14 janar. Vendimi shkaktoi zhgënjim tek qytetarët pasi nuk do të lejohen grumbullimet gjatë festave të fundvitit.

Ndërsa në Bruksel mijëra protestues paqësorë kundërshtuan kufizimet e vendosura, duke dalë në rrugë për të tretën herë. Protesta u monitorua nga forca të shumta policie, pasi protestat e mëparshme kishin përfunduar në dhunë.

Një ditë më parë protesta u ndërmorën edhe Parisin e Londër.

Franca ka vendosur që në janar të kërkohet certifikata e vaksinimit që njerëzit të kenë mundësi të futen në vende publike, ndërsa qeveria shpreson se kjo masë do të shtojë ritmin e vaksinimeve. Autoritetet shëndetësore në Francës pritet të miratojnë vaksinimin për fëmijët e moshës 5-11 vjeç, që gjithashtu është kundërshtuar.

Ndërsa Protesta kundër masave kufizuese në Londër përfundoi në dhunë, ku  Policia u përlesh me një grup protestuesish pranë rezidencës së kryeministrit Boris Johnson.

Britania është në një situatë alarmante sa i përket numrit të infektimeve nga varianti “Omicron”, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut.

Protesta të ngjashme kundër masave kufizuese u zhvilluan edhe në Spanjë, Itali dhe Gjermani.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi