Rinisin protestën punëtoret e rafinerisë së naftës në Fier. Mos pagimi i pagave të premtuara ka bërë që protestat të rifillojnë, pasi nga katër muaj, punëtoret kanë marrë dy muaj si dhe ende nuk janë derdhur detyrimet ligjore të 20 muajve të sigurimeve shoqërore.
 
Gjithashtu edhe kontrata e premtuar nuk është bërë. "Mos na detyrojnë që të bëjmë si kolegu i punës që u ngjit ne oxhak në shenjë proteste.
 
Këtë problemin  tonë e zgjidh vetëm shteti, ai duhet të ndërhyjë pasi boll na mashtruan.
 
Nga uzina jonë dalin  të mbushura autobote me tonelata të tëra në lëndë të parë.
 
Ajo ka punuar dhe është përpunuar një milion euro në ditë bëhet fjalë për produkte që prodhohet nga përpunimi dhe thonë që nuk kanë para se ku ndodhen lekët e dinë ata
" shprehën punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier.


dy.b/shqiptarja.com