Gertjan Gjonaj, faturisti në kompaninë e Ujësjellës-Kanalizimeve i cili ishte shpallur në kërkim nga policia, nën akuzën e “dhunimit të pronës publike” në protestën e 8 dhjetorit mbajtur nga opozita në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe më pas tek Ministria e Brendshme, është arrestuar këtë të enjte pak orë pas protestës së zhvilluar nga PD-ja, përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Gjonaj është vënë në pranga pasi u pikas nga policia në mesin e protestuesëve te Kuvendi. Por policia ka pritur mbarimin e protestës, për të arrestuar faturistin e UKT-së, në një nga pikat e kompanisë në Vasil Shanto.
Sipas policisë, në momentin e arrestimit Gjonaj mbante në qafë bexhin e Ujesjellës-kanalizimeve.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com