Prej tre ditësh është ndalur puna në 167 vendburimet e kësaj zonë, pasi sipas tyre , janë pushuar në mënyrë të pa drejtë.
Ata kanë protestuar këtë të enjte duke u shprehur se kanë më shumë se 30 vite punë dhe pak ditë më parë u ka ardhur një shkresë, ku pa asnjë lloj motivi u komunikon ndërprerjen e kontratës së punës.
Një shqetësim tjetër i tyre është mungesa e investimeve në këtë zonë, pasi çdo kompani që ka marrë me koncesion nxjerrjen e naftës në këtë zonë nuk kanë kryer investimet e parashikuara, por vetëm e kanë shfrytëzuar vendburime.
Ata paralajmërojnë se protestat e tyre do të përshkallëzohen deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)